AKTUALITET

Paralajmërimi i studiuesve: COVID-19 nuk do të largohet me rritjen e temperaturave

17:40 - 31.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ndër shpresat se koronavirusi mund të largohet është rritja e temperaturave dhe ardhja e verës. Mirëpo kjo shpresë tashmë ka vazhduar të zbehet pasi në bazë të jë stumi të kryer së fundmi është vërtetuar se COVID-19 mund të transmetohet midis njerëzve në temperature të nxehta dhe në ambiente të lagështa.




Studiuesit nga Universiteti Mjekësor Nanjing, Kinë shprehen se 8 persona janë infektuar me koronavirus gjatë një kursi noti, sauna, në ujë me temperaturë të nxehtë.

Studiuesit, duke parë rastet janë shprehur se virusi i ri ka shanse të mos ngadalësohet me lagështinë dhe rritjen e temperaturave. Ky është një lajm i keq për shkencëtarët, të cilët po shpresojnë për një ngadalësim, në mënyrë që të marrin kohën e duhur për vaksinën.

Po si ndodhi infektimi në një qendër saune? I infektuari i parë shkoi në një qëndër saune më 18 janar, pasi kishte udhëtuar në Ëuhan. Një ditë më vonë ai shfaqi simptomat e COVID-19. Pacienti u diagnostikua më koronavirus, më 25 janar, pasi ua kishte transmetuar atë 7 personave të tjerë me të cilët notoi atë ditë, në temperatura të larta.

Të gjitha simptomat e COVID-19 u shfaqën në të shtatë pacientët, pas gjashtë deri në nëntë ditëve pasi vizituan së bashku qendrën e saunës. Por jo vetëm kaq, në këtë qëndër u infektua po ato ditë edhe një punonjës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.