Kryesore

Përhapja e COVID-19/ Paralajmërimi i OBSH: Do të jetë një betejë afatgjatë, nuk mund ta ulim gatishmërinë

17:02 - 31.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Organizata Botërore e Shëndetësisë vijon të mos e shohë me optimizëm se fundi i koronavirusit është afër.




Drejtori Rajonal për Paqësorin Perëndimor në Organizatën Botërore të Shëndetit, Takeshi Kasai gjatë një prononcimi për ‘Reuters’ u shpreh se fundi i kësaj epidemie është larg, teksa shtoi se vendet nuk duhet ta ulin vigjilencën e tyre.

“Edhe në Azi-Paqësor ku situata duket se po stabilizohet, fundi i epidemisë është larg.Edhe me të gjitha masat, rreziku i transmetimit në rajon nuk do të largohet për sa kohë që pandemia vazhdon. Më lejoni të jem i qartë. Epidemia është shumë larg fundit në Azi dhe Paqësor. Kjo do të jetë një betejë afatgjatë dhe ne nuk mund ta ulim gatishmërinë. Ne kemi nevojë që çdo vend të vazhdojë të përgatitet për transmetimin e komunitetit në shkallë të gjerë”-tha zyrtari i OBSH.

Edhe pse epiqendra e pandemisë është Europa, zyrtarët e OBSH thonë se ajo do të zhvendoset edhe në rajone të tjera.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.