BOTA

Tentojnë të grabisin supermarketet, italianët në panik: Nuk kemi lekë

12:43 - 31.03.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play
Të enjten e kaluar disa persona u përpoqën të vidhnin një supermarket në Palermo. Pasi mbushën karrocat ata tentuan të mos paguanin në arkë duke u ankuar se nuk kishin para.Qeveria ka vendosur, patrulla policie në qendrat tregëtare në këtë rajon. Ndërkohë, varfëria po rritet në qytet: më shumë se një mijë familje kanë kërkuar ndihmë sociale.Policët, karabinierët dhe ushtarakët e Guardia di Finanza janë duke mbikqyrur disa qendra tregtare në Palermo. Një masë e marrë pas një tentative vjedhje në supermarket e ndodhur para disa ditësh.Në një supermarket “Lidl” disa njerëz mbushën karrocat me ushqime, pastaj u përpoqën të largoheshin pa paguar në arkë.

Ne nuk kemi para ndaj nuk mund t’i paguajmë.

Një shembull se si situata e krijuar nga pandemia mund të kthehet në shqetësim në lagjet e varfëra.Po ashtu është ndaluar një tentativë tjetër për grabitjen e një supermarketi të njohur në rajonin e Siçilisë afër Palermos.Burimet bëjnë me dije se kanë tentuar të vjedhin anëtarë të rreth 20 familjeve.Sulmi në tentativë është bërë temë e debatit politik.




Ajo që ndodhi në supermarketin Lidl në Palermo është shumë serioze. Unë shpreh solidaritetin tim me punëtorët dhe oficerët e zbatimit të ligjit që ndërhynë.

Kështu ka deklaruar Komisari Rajonal i Partisë Demokratike në Siçili, Alberto Losacco.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.