BOTA

Vaksina kundër koronavirusit, nisin testime tek kafshët

19:35 - 31.03.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Izraeli ka nisur që të testojë një vaksinë për COVID-19 tek brejtësit në laboratorin e mbrojtjes bio-kimike.




Zyra e Kryeministrit Benjamin Netanyahu thotë se instituti i Kërkimit Biologjik në ministrinë e Mbrojtjes së Izraelit ka bërë një “përparim të rëndësishëm” në zhvillimin e një vaksine kundër COVID-19.

Njoftimi i ZKI pason deklaratën e bërë nga shefi i institutit, Prof. Shmuel Shapira, i cili aktualizon kryeministrin Benjamin Netanyahu mbi përparimin e institutit në zhvillimin e një vaksine.

Një burim ka thënë për Reuters se testen kanë filluar tashmë tek brejtësit, por nuk dihet ende se për çfarë lloji brejtësish bëhet fjalë. Mendohet gjerësisht se Instituti i Izraelit për Kërkime Biologjike ka punuar në projektet e armëve biologjike dhe kimike. Kjo as nuk është konfirmuar e as nuk është mohuar nga Izraeli.

Në një deklaratë të rrallë për bublikuan, shefi i inovacionit të IZKB, Eran Zahavy tha javën e kaluar se instituti kishte zhvendosur tërë fokusin e tij te koronavirusi i ri, ndërsa shtoi se tre grupe po përpiqeshin të zhvillonin një vaksinë kundër sëmundjes COVID-19 që shkakton koronavirusi dhe të tjerët që kërkojnë trajtime të mundshme.

Deri më tani, në Izrael të infektuar nga koronavirusi rezultojnë 4,831 persona ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën është 17.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.