Kryesore

‘Ai më thotë mos dil nga shtëpia, por këtu problem është pleqëria’, Ermal Mamaqi i dedikoi këngë mjekut infeksionist, reagon Pipero

13:57 - 01.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori i humorit Ermal Mamaqi i ka dedikuar një këngë mjekut infeksionist Pëllum Piperos, I cili së bashku me kolëgët e tij ndodhen në vijën e parë të frontit ndaj luftës me koronavirusin.




Në videon e  postuar në “Instagram”, Mamaqi përmes notave të humorit ka treguar situatën në të cilën ndodhemi, por dhe ka falenderuar në një mënyrë mjekët të cilët janë heronjtë në këtë situatë që ndodhemi.

Mes rrjeshtave të këngës, Ermali vë theksin tek masa që është ndërmarrë ndaj përhapjes së koronavirusit sic është izolimi në shtëpi, teksa thekson dhe problemin që qëndron tek të moshuarit.

I ftuar në një emision, mjeku Pipero qeshi kur në sfond iu vendos kënga e Ermalit. Mjeku komunkoi live me aktorin ku zbuloi dhe se njihen personalisht.

Ndër të tjera, Ermali u shpreh se të gjithë do të donin ta kishin dajë apo xhaxha për t’u konsultuar, teksa shtoi se po mendon t’i bëjë një film.

 

https://www.instagram.com/p/B-XbAEYDGDW/

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.