BOTA

Kina teston vaksinën e koronavirusit tek qytetarët: Mund t’i japim fund pandemisë, ja kur priten të dalin rezultatet

13:13 - 01.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një kohë kur thuajse të gjitha vendet e botës po përballen me COVID-19, duket se një lajm plot shpresa vjen nga Kina. Pikërisht lajmi i mirë vjen nga Ëuhani, vendi ku ka origjinën dhe ky virus vdekjeprurës, ndërsa shkencëtarët pasi kanë testuar vaksinën tek njerëzit kanë shpresë se janë në rrugë të mbarë.




Bëhet e ditur se studiuesit kanë nisur të martën prova klinike të vaksinës së parë të zbuluar kundër koronavirusit në Kinë, e cila u testua tek 108 persona. Këta persona që marrin pjesë në këtë studim kalojnë një periudhë karantine, ku raportojnë çdo detaj mbi gjendjen e tyre shëndetësore tek studiuesit shkencor. Ndërkohë, mediat kineze raportojnë se do të duhet të paktën 1 muaj për të parë nëse do të jetë efektive kjo vaksinë apo jo.

Chen Ëei, studiuesi që udhëhoqi kërkimet për vaksinën thekson se: “Nëse funksionon, do t’i japim fund pandemisë. Nëse rezultatet fillestare tregojnë se vaksina është e sigurt dhe pandemia vazhdon të përhapet, përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, ne do ta testojmë jashtë vendit përpara vjeshtës”. Ndërkohë, shteteve europiane u duhet të presin nëse ky rezultat është efektiv për Kinën, dhe më pas ajo do të testohet në Itali dhe në Spanjë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.