Sociale

Si ti përballojmë më lehtë efektet e koronavirusit? Flet profesori i psikologjisë, Arben Hoti

19:47 - 01.04.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Profesori i psikologjise Arben Hoti, ka dhene disa keshilla te vlefshme per te perballuar sa me mire situaten e krijuar nga Covid-19.




Të nderuar bashkëmbrojtës të ekzistencës dhe bashkëvuajtës të përshtatjes ndërveprimore!
Përshëndetje!
Uroj të jeni mirë, të fortë e me shëndet!

Përballja me situatën e pazakontë me virusin Covid-19 na ka sjellë ndryshime të dukshme në jetën tonë të cilat kanë ndikuar dhe do vazhdojë të ushtrojë ndikimin edhe në anën tonë psikologjike.

Për këtë arsye miqësisht po mundohem të ndaj me ju sqarime dhe këshilla psikologjike lidhur me atë se çfarë ndodh tek ne në aspektin psikologjik.

Jemi në një situatë të pazakontë dhe si e tillë ajo reflekton edhe shpirtërisht tek ne.

Konkretisht …..
Nga kërcënimi i jetëve dhe përballja e detyruar me këtë “shejtan” virus mund të kalojmë:

Stres – gjendje jo e zakonshme tensioni (edhe psikologjik), e thënë shqip gjendje “e menderosur”… Shkurt, mund të konfirmohet kjo gjendje kur konstatojmë se nuk e pëlqejmë “nuk na e kan(d)e” hiç veten për këtë që po kalojmë dhe për atë që po bëjmë.
Ankth – gjëndje shpirtërore e shprehur me frikë të madhe e pa shkak të dukshëm me efekt edhe në aspekte të organizmit tonë.

Mos dukja e virusit, paqartësia në kohëzgjatjen e efektin e tij dhe dilemat mbrojtëse ndaj tij nga japin shkas të prekemi nga një gjëndje e tillë. Papritur na duket: sikur merret fryma (atak ankthi), sikur kemi simptomat që ngjasojnë me prekshmërinë e virusit (gjëndje paniku) dhe sikur virusi tesh po na prek nga çasti në çast dhe do të vdesim (fobia ndaj virusit,gjendje ankthi).

Na harron lehtë kjo gjendje një fakt mëse real se prekja nga virusi është e shërueshme konkretisht me fakte të shëruarish.

Këto janë shfaqur më së pari nga mbrojtja e ekzistencës. Përshtatjen me ndërveprimin e ri të pazakontë për ne, “e vuajmë” me pasoja edhe në aspektin psikologjik.

Konkretisht …..
Përshtatje me vështirësi – Njerëzit impulsivë, hiperaktivë, me hipertension, tipa A të sjelljes, tipat e “lëvizshëm”, “çapajevat” dhe tipat vulnerabël (që preken kollaj emocionalisht) janë më të rrezikuar për të hasur vështirësi me përshtatjen ndaj këtij ndërveprimi të sotëm.

Paralizimi i detyruar i aktivitetit të tyre nuk “kapërdihet” lehtë psikologjikisht.Nuk po ndalem tek frikërat… Uff-i, buff-I, duf-I, të ndjerit bosh, marazi dhe inati ndaj kësaj përshtatjeje shprehin trazime shpirtërore dhe emocionale.

Stres – Kufizimi dhe pasiviteti i veprimtarisë bën që stresi të vazhdojë. Asaj i bëhet rezistencë. Kohëzgjatja e këtij ndërveprimi mund të na çojë në nivelin e raskapitjes. Kujdes!!! Shumë kujdes përmes marrjes shtruar të vetes. Humbja e durimit dhe ndjesia e mungesës së takatit në këtë nivel mund të na sinjalizojnë kontaktin me një psikolog klinik mbase dhe me një psikiatër.

OCD – Ndër këshillat që na jepen është edhe larja e shpeshtë e duarve detergjentë. Duhet bëre me patjetër por kurrsesi me ekzagjerime kohe dhe shpeshtësie. Përsëritja e tepruar e një rituali të tillë pastrimi na e ndez më shumë fiksimin apo obsesionin (sic njihet shkencërisht) ndaj frikës së sëmunjes dhe shpeshton e zgjat ritualin (veprimin përsëritës të larjes së duarve) e pastrimit.

Ky obsesion (fiksim) i shoqëruar me kompulsione kur nisë të marrë pjesë të madhe të ditës tonë rrezikon të na çojë në crregullim psikologjik i njohur si (çrregullimi obsesiv-kompulsiv). Sidomos tipat “frikanjosë” dhe natyrat strikte ndaj rregullave duhet të bëjnë shumë kujdes.

Mbase ju bezdisa me gjëra të përsëritura por “çfarë duhet bërë hë? mund të thotë dikush ….

Ndër të tjera nga sa vetë përkujdeseni dhe nga sa u tha më sipër…. Po shtoj edhe që:
Të kuptoni që është situatë jo normale dhe mendja juaj e shëndoshë duhet ta vlerësojë atë si të tillë.

Të veproni e merrni masa në dobi të vetes duke kuptuar se ajo (vetja juaj) është duke e kaluar një situatë jo të zakontë. Nuk ka dobi turfullimi “Pse ndodhi kështu?” ndërkohë që kemi mëse dy javë në këtë situatë.

Të lironi mendjen tuaj nga mendimet e këqija dhe veprimet jo të sakta. Ose të paktën mos lejoni që ato ti marrin kohën mendjes tuaj.

Mbajeni veten të angazhuar me veprime. Një organizim të ditës në kushtet e shtëpisë ku ma merr por edhe një veprim i thjeshtë ju mban të përfshirë në aktivitet.
Mos e ngarkoni mendjen me bombordime informacioni mbi Covid-19 gjithë ditën.

Përdoreni celularin apo smartphonin me dëgjim muzike të preferuar dhe lexime informacioni në dobi të funksionit të vetes tuaj në ditë të zakonshme.

Shtrijeni dobinë e veprimit tuaj edhe për dobi të njerëzve tuaj të dashur e të afërt. Tregoni kujdes në përdorimin e duhanit dhe të alkoolit.

Forca dhe kujdes! Nuk është as turp apo marre të përkujdesh për veten!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.