LIFE STYLE

Video/ Thjerrza, kulaç kordele. Meqë jeni në shtëpi, guidë e shkëlqyer gatimi nga “Vila 24” me zonjën Katerina

13:08 - 01.04.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kendi i gatimit” nga znj.Katerina ne News24 – 1 prill, 2020
THJERREZA ME PATATE
250-300 gr thjerrëza
1-2 karrota
2 patate
1 domate
1 qepë të thatë
1-2 thelpinj hudhër
1 gjethe dafine
Vaj ulliri
Uthull
Kripë, piper, rigon
Vendosim thjerrëzat në ujë të ngrohtë për 20 minuta. I kullojmë dhe i hedhim përsëri në ujë të ngrohtë dhe i vendosim të marrin valë.
Në një tenxhere kaurdisim qepën dhe karrotat, sapo qepa të zbutet shtojmë patatet dhe vazhdojmë kaurdisjen lehtë. Shtojmë më pas thjerrëzat, domaten e grirë në rende ose në kubikë të vegjël (pa lëkurë). Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe hedhim ujë ose lëng perimesh në masë të përbërësve. E lemë gatimin të marrë valë në temperaturë mesatare për rreth 20 minuta. Nga fundi i gatimit shtojmë gjethen e dafinës dhe pak vaj ulliri.




KULAÇ KORDELE ME KARROTE DHE SPINAQ
500 gr miell që fryhet vetë
1 lç pluhur pjekës
1 filxhan çaji lëng portokalli
1 filxhan çaji vaj
1 filxhan karrota të grira në rende
1 filxhan spinaq me qepë dhe koper (të gatuar)
2 lugë fara susami
Pak kripë
Grijmë karrotat në rende. Grijmë spinaqin dhe e kaurdisim me pak qepë dhe koper.
Në një enë vendosim vajin dhe lëngun e portokallit. Shtojmë më pas në mënyrë graduale miellin e trazuar me pak kripë. E punojmë mirë brumin dhe e ndajmë në dy pjesë.
Tek njëra pjesë e ndarë e brumit hedhim karrotat e grira dhe tek pjesa tjetër spinaqin.
E ndajmë më pas brumin në kuleçe të cilat i bëjmë si kordele (gërshet). I vendosim kuleçkat në një tavë duke i spërkatur me fara susami dhe i fusim në furrë në temperaturën 180 gradë për 20-25 minuta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.