SPORT

13 vjeçari shqiptar që shkëlqen në ekipin e kryeqytetit suedez

10:08 - 02.04.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aleksios Idrizi , është një nga futbollistët më të talentuar të kampionatit të superligës suedeze për 13 vjeçarët .Familja e tij është rezidente në Stokholm prej pak vitesh , ndërsa talenti me origjinë shqiptare është lindur në 25 Qershor 2007 në Selanik të Greqisë nga një çift emigrantësh nga fshati Idrizë i Bashkisë Belsh .Aktualisht 13 vjeçari është pjesë e ekipeve zinxhirë të “AIK Stokholm”, një prej Klubeve më të njohura të futbollit në Suedi nga i cili kanë dalë emra të njohur të futbollit vendas .Idrizi është 150 cm i gjatë dhe pesha e tij është 44 kg.Ai luan shkëlqyer si mesfushor dhe si sulmues i djathtë dhe është një nga shënuesit më të mirë jo vetëm për ekipin e tij , por edhe goleadori i kësaj dekade për ekipet e futbollit të 13 vjeçarëve.Specialistët suedezë të futbollit që vëzhgojnë futbollistët e kësaj moshe e kanë cilësuar Aleksios Idrizin një talent të lindur me aftësi të jashtëzakonshme në përdorimin e topit dhe në gjetjen e rrugës së rrjetës.




Leo Mesi dhe Kristiano Ronaldo është janë idhujt e 13 vjeçarit me prindër shqiptarë me origjinë nga fshati Idrizë i Belshit .Ai në komunikime me bashkëmosharët ,trajnerët dhe stafin e ekipet nuk i fsheh kurrë ambiciet e tij për tu bërë i famshëm si futbollist.Ka rregjim të rreptë dhe stërvitet si një profesionist i vërtetë i ekipit të parë.Për të Barcelona , Milani dhe Kombëtarja e Shqipërisë janë një ëndërr që ai dëshiron ti kthejë në realitet pas disa vitesh .Aleksios Idrizi studion e shkëlqen në shkollë dhe stërvitet si askush nga bashkëmoshatarët e tij .Me punë e përkushtim të jashtëzakonshëm ai beson se do arrijë të jetë i suksesshëm dhe se ëmdrrat që ai ka nuk do mbeten thjesht ëndrra , por do vijë koha që ato do ti kthejë në vepra.Pavarësisht se ai nuk rrjedh nga një familje futbollistësh në trungun e tij familjar sportin e kanë dashur të gjithë.Babai i tij Kastriot Idrizi emigrant që në adoleshencë , ka qenë jo vetëm i apasionuar pas sportit por edhe pas lojës së futbollit.Por kushtet e vështira ekonomike ja privuan dëshirën të bëhej futbollist.Tashmë atë që ai nuk arriti ta bëjë për veten e tij është investuar ta bëjë dhjetë e pse jo një qind fishin për të birin e tij.

wwwqwq wqwq ww
<
>

E mbështes pa fund dhe dëshiroj që ai të shkëlqejë edhe më shumë sesa thonë trajnerët e tij shprehet babai i 13 vjeçarit që e ka në gjak dashurinë për futbollin .Ai tregon se ndjek pothuajse në çdo stadium ekipin tonë kombëtar dhe ashtu sikurse lumturohet kur kuq e zinjtë arrijnë suksese , po aq shumë trishtohet kur përfaqësuesja e Shqipërisë nuk ka rezultate pozitive .Fitorja ndaj Greqisë ,kampione Europe , kualifikimi i Shqipërisë në Euro Francë si dhe titulli i dytë kampion i Elbasanit në edicionin 2005-2006 janë ndër kujtimet më të bukura të jetës së tij.Ekipin e Elbasanit në vitet e rinisë e kemi ndjekur duke sakrifikuar pa fund sepse jeta në emigracion dhe mungesa e lirisë së lëvizjes na privonin së tepërmi.Nga Greqia kemi ardhur e jemi kthyer maleve me bashkë mosharët për të ndjekur ndeshjet më të rëndësishme të viteve të arta të verdh e bluve.Prandaj e mbështes kaq shumë tim bir në realizimin e ambicieve dhe ëndrrave të tij sportive që mua mi privoi koha .Ekipi i 13 vjeçarit është kampion në fuqi dhe kryesues i vetëm i kampionatit të superligës suedeze për 23 vjeçarët , i cili ēshtë një ekip plot me talente .Idrizi është goleador i kampionatit të moshave për të dytin vit rradhazi dhe një shënues i përhershëm.Në disa ndeshje ai ka arritur të shënojë edhe nga 3-4 gola dhe ajo që e veçon nga të tjerët është krahas disiplinës dhe korrektësisë edhe solidariteti që me futbollistët e tjerë të ekipit gjatë lojës.Në rritjen e cilësisë profesionale të tij një ndikim të madh ka luajtur edhe Sali Shala një emër i njohur i fushës së trajningut për grupmoshat në Stokholm i cili drejton ekipin shqiptar , “FC Iliria-Stokholm” që është kampion i Ligës së 5-stë nga 8-të që ka kampionati suedez i moshave .Edhe pse ndoshta është herët që të flitet me kaq shumë superlativa për një talent kaq të vogël , nuk ka asnjë arësye përse të mos besojmë që ai dhe plot fëmijë emigratësh shqiptarë anembanë botës të bëhen yje të futbollit europian.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.