Kryesore

30 mjekë e infermierë në Itali/ Suela Horanlli: Si na pritën pacientët italianë dhe mesazhi prekës i nënës para se të ikja…

15:55 - 02.04.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Suela është një prej 30 profesionistëve të shëndetësisë që iu bashkua vullnetarisht thirrjes për të ndihmuar kolegët italianë në përballjen me koronavirusin. Ka mbaruar studimet për Infermieri në universitetin e Korçës dhe ka punuar në spitalin e qytetin të vendlindjes. “Frikën nuk e njoh”, thotë ajo në një intervistë për “Gazetën Shqiptare” dhe shton se “ndjesia është që lufta bëhet me një armik të padukshëm”.




Suela Horanlli rrëfen nga Italia si e pritën kolegët dhe pacientët e spitalit të Breshias, por edhe merakun e prindërve dhe mesazhin e bekimit të nënës, pak momente para nisjes në Rinas…

Suela, si ju erdhi ftesa për t’ju bashkuar grupit të 30 profesionistëve në ndihmë të kolegëve në Itali? Ç’ju shtyu ta pranonit këtë ftesë?

Jemi të gjithë koshientë se në këtë periudhë e gjithë bota po përballet me një situatë vërtet të vështirë, si pasojë e KOVID 19, armikut të padukshëm që kaploi gjithë globin. Në momentin e parë kur KOVID 19 u konstatua se u shfaq në shtetin tonë, ministria mori masa të menjëhershme për parandalimin e tij dhe njëra prej tyre ishte thirrja për vullnetare në ndihmë të kësaj situate nëpërmjet portalit “Infermierë për Shqiperinë”. Sapo dëgjova lajmin nuk hezitova për aplikim ku prezantova veten dhe u tregova e gatshme per të dhënë kontributin tim si vullnetare kudo që të ishte e nevojshme! Ministria bëri procedurat e veta dhe me kontaktoi normalisht me vullnetin tim, dëshirën e madhe për të ndihmuar çdokënd, pranova sepse ne si infermiere kemi mundësi të lartësojmë mendjen, shpirtin dhe trupin e pacientëve tanë! Ne jemi mburoja e kësaj lufte të heshtur!

Në ç’repart punoni dhe si duket situata në spitalin e Breshias ku jeni aktualisht?

Atëherë nga momenti i mbërritjes tonë në shtetin Italian na kanë akomoduar në qytetin e Brescia-s ku paraprakisht na kanë bërë testin (tamponin) e virusit dhe prezantimin me vendet e punës! Mbasi të gjitha rezultatet ishin negative nisur nga dita e djeshme jemi pozicionuar të gjithë nëpër vendet përkatëse të shpërndarë në bazë të eksperiencave që kemi pasur. Unë aktualisht jam në “Ospedale Gardone Val Trompia” në sektorin e urgjencave, terapia subintensive. Situata në spital është e jo fort e mirë, por në krahasim me javët e kaluara ka pasur një farë stabilizimi dhe shpresoj shumë që gjendja të vijë gjithmonë duke u përmirësuar!

Ju vetë a keni frikë? Çfarë kategorie njerëzish ju qëllon të asistoni nga të prekurit nga COVID 19, në kuptimin të rinj a të moshuar, familje të tëra…?

Përballja me KOVID 19 të krijon ndjesinë se je duke shkuar në një luftë me një armik të padukshëm, ku gjithsecili e emërton si “armiku i vdekjes” ku në çdo moment ndihesh i rrezikuar. Unë duke qenë se jam në ballë të kësaj lufte qartësisht është e kuptueshme se frikën nuk e njoh. Në pavionin ku unë aktualisht punoj kategoria e pacientëve varjon nga mosha 50 vjeç e lart. Kanë qenë individ, nuk më ka qëlluar të ketë familje të tëra në ate pavion.

Si reagoi familja kur e mësoi që do largoheshit?

Familja ime që në momentin e parë kur aplikova në portal ka qenë në dijeni. Duke pasur parasysh dëshirën, dashamirësinë dhe aftësinë time PER T’IA DALE më kanë kurajuar dhe me kanë dhënë bekimin e tyre në këtë rrugëtim… nuk mohoj faktin se ata janë prindër dhe merakun e kanë të madh çdo sekondë!
Ja konkretisht mesazhi nga mami kur u nisa për në Itali:

“Te priftë e mbara zemra ime, Zoti qoftë me ty dhe ta shpërbleftë për zemrën e madhe që ke. Kur të arrish më thuaj. Të puth nëna jote.

Si ju pritën në Itali?

Ka qenë një pritje e jashtëzakonshme nga shteti italian, mirënjohje, respekt, vlerësim, falenderime, duartrokitje kudo që shkojmë.

Na trajtojnë shumë mirë në vendet e punës. Ndihemi vërtet shumë të vlerësuar.

Ata pacientë që janë në gjendje të mirë për të komunikuar, kanë shprehur mirënjohje dhe falenderime pa masë.

Një nga pacientët me shprehu konsideratën e lartë për shqiptarët dhe me tregoi se ka shumë miq dhe shokë shqipëtarë të cilët jetojnë këtu. Më priti me falenderime.

Pjesa tjetër janë me maska oksigjeni dhe vështirësi në frymëmarrje dhe nuk mund të komunikojnë shumë gjatë por sot në prezantimin e parë , një pacient ndjeva që më shtrëngoi dorën fort dhe u mallëngjye për gjestin tonë human.

Ku po qëndroni në Itali, në hotel apo nëpër shtëpia?  

Neve qëndrojme në hotel dhe punojmë nga 8 orë, me turne të plota. Janë ndjesi që nuk përshkruhen me fjalë.

“Gazeta Shqiptare”

PREZANTIMI

Une jam Suela Horanlli. Jam lindur dhe banuese në qytetin e Korçës. Kam mbaruar studimet e larta në degën e infermierisë në Universitetin “Fan Stilian Noli” në vitin 2010. Eksperienca ime pas studimeve ka qenë në Spitalin Rajonal të Korçës në sektorin e urgjencës. Gjithashtu kam pasur dhe një eksperiencë një vjeçare në Itali në një klinikë private, “kirurgji plastike”. Pas eksperiencës time në Itali jam rikthyer në qytetin tim me një ide të qartë për t’i shërbyer qytetit tim si infermiere private dhe aktualisht vazhdoj aktivitetin tim si infermiere në klinikën time të quajtur “Sana Vita” me shërbime infermierie edhe në shtëpinë e pacientit.

91508602_10220109429439356_8107140157230022656_o 91338300_10220109425799265_5142953497049694208_n 89819615_10219927438609699_3069069469490872320_o lidhje bashke_8674149602070364160_n
<
>

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.