BOTA

COVID-19/ Gjermania jep njoftimin: Ja si do trajtohen pacientët e infektuar

18:26 - 03.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjermania ka vendosur që ti trajtojë pacientët e infektuar me Covid-19 në një mënyrë tjetër.




Përmes një njoftimi, Shoqata e Infermierëve Shqiptarë në Gjermani e cila i është bashkuar nismës së shtetit gjerman i bën thirrje të gjithë personave që e kanë kaluar koronavirusin të të dhurojnë plazmën e gjakut.

Sipas ekspertëve gjermanë, mësohet se plazma e personave që kanë kaluar koronavirusin, përmban disa antitrupa që mund të ndihmojë njerëzit e sëmurë rëndë, që të kurohen.

Njoftimi i plotë:

Shoqata e Infermierëve Shqiptarë në Gjermani

Imunizimi pasivë

Terapia me të cilën Gjermania do të luftojë Koronavirusin dhe të shpëtojë jetët e njerëzve, derisa të shpiket kura dhe vaksina e posaçme anti Covid-19.

Dhurimi i gjakut shpëton jetë.

Spitali Universitar Münster dhe Shkolla Mjekësore në Hannover aktualisht po u bëjnë thirrje pacientëve me covid-19 të cilët janë shëruar për të dhuruar plazmën e gjakut.

Kjo plazmë përmban antitrupa dhe mund të ndihmojë njerëzit e sëmurë rëndë e që kanë zhvilluar mbrojtje të dobët, të kurohen.Ky imunizim i ashtuquajtur pasiv ka qenë përdorur me sukses për poliomielit, fruthin dhe Ebolan.

Më poshtë u behet thirrje atyre që e kanë kaluar dhe që janë shëruar nga Covid-19 dhe që vullnetarisht dëshirojnë të dhurojnë plazmën nga gjaku i tyre për të kuruar të tjerë të prekur.

Mund të kontaktojnë [email protected] ose [email protected].

Qendra Federale për Edukim Shëndetësor së shpejti do të publikojë një listë të klinikave të tjera me të cilët vullnetarët mund të kontaktojnë”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.