BOTA

Lufta kundër koronavirusit/ Ukraina i vjen në ndihmë Italisë, dërgon 13 mjekë dhe 7 infermierë

19:58 - 03.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Italia është një ndër shtetet më të prekur nga COVID-19, ku janë shënuar mijëra viktima. Për t’u ardhur në ndihmë në luftën kundër koronavirusit, Ukraina ka vendosur  të nisë një ekip me 13 mjekë dhe 7 infermierë.




Lajmi u bë me dije nga ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio në Twitter, ku shkruan se një avion me 13 mjekë, 7 infermierë dhe pajisje mjekësore do të mbërrijë në rajonin e Marche-s në Itali, për t’i ofruar ndihmën mjekëve vendas.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.