AKTUALITET

Rezulton pozitiv me koronavirus juristi i burgut të Rrogozhinës, vetëkarantinohet drejtori

20:09 - 03.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një nga juristët e burgut të Rogozhinës ka rezultuar pozitiv ndaj COVID 19. Gazetarja e News24, Klodiana Lala raportoi nga burgu i Rrogozhinës se drejtoria e Përgjithshmë e Burgjeve po kryen verifikimet nëse juristi në fjalë ka patur kontakte me të dënuarit.




Frika dhe paniku kanë pushtuar administratën, ndersa drejtori i burgut tha se është vetëizoluar bashkë me dy punonjës të tjerë. Por në një komunikim telefonik me News 24, drejtori i burgut të Rrogozhinës, Agim Tafa nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.

“Nuk mund të jap asnjë informacion. Drejtojuni Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Unë jam në karantinë bashkë me dy punonjës”,- tha Tafa.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.