Kryesore

Shqiptarët e kroatët “lënë nam”/ Aplikacioni i tërmetit i fëlliq direkt: Sharje dhe ofendime idiote nëpër komente!

14:55 - 03.04.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC) me anë të një statusi në Twitter, ka shprehur pakënaqësinë e saj për përdoruesit shqiptarë dhe kroatë, të cilët komentojnë me fjalë fyese në postimet e saj.




Sipas EMSC, komentet e lëna nga shqiptarët dhe kroatët janë fyese, mosrespektuese dhe budalliqe.

Në postim thuhet se EMSC nuk mund t’i moderojë këto komente, madje as nuk mund t’i përkthejë ose t’i lexojë të gjitha, por këto replika nuk janë të pranueshme, pasi përmbajnë banalitete.

EMSC ka hapur edhe një sondazh nëse duhet të lejohen ose jo komentuesit të vazhdojnë të bëjnë replika në postimet e saj, ndërsa rezultati do të dali pas dy diitëve.

Dhe në fakt EMSC ka të drejtë, pasi komentet e disa përdoruesve të aplikacionit nuk kanë lidhje fare me situatën e tërmeteve, por janë bërë në kuadër të ironisë, duke përdorur edhe shprehje banale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.