AKTUALITET

Kreu i Urgjencës rrëfen ‘luftën’ me Koronavirusin: Temperaturë deri në 39.6, tani po përmisohem

17:16 - 04.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus në një lidhje të drejtpërdrejtë me Neës 24” ka treguar simptomat që ka ai, për shkak të koronavirusit.




Brataj theksoi se më herët ka pasur tepër temperaturë, ndërsa vlerësoi se gjendja e tij po vjen e po përmirësohet. Po ashtu, Brataj ka treguar edhe simptomat që ka pasur, si një i infektuar me Covid-19.

 

“Pata temperaturë të lartë. Nuk pata vështirësi në frymëarrje. Më kapi ajo intestinalja. Janë disa lloj simptomash. Temperatura shkoi deri në 39.6. Por nëse ka një temperaturë 2-3 ditë me temperaturë 37, atëherë nuk është e vështirë,. Por nëse rritet, duhet ta trajtojmë me paracetamol.

Kolla është mekanizëm mbrojtës. Kolla është një simptiomë që zhduket e fundit. Dhimbja e gjoksit mund të jetë dhe ftohje muskulare, nuk është për t’u shqetësuar. Mushkuritë nuk kanë dhimbje, Mora antibiotikë në ditën e katërt, meqë nuk po binte temperatura. Duhet kujdes, sidomos personeli mjekësor duhet që të ketë realisht kujdes”, tha mjeku Brataj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.