BOTA

Shifra të frikshme nga SHBA/ 14,161 raste të reja brenda 24 orëve të fundit

21:03 - 04.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Numri i të infektuarve me koronavirus vazhdon të rritet me ritme shqetësuese në SHBA. Brenda 24 orëve të fundit, janë konfirmuar në vend 14,161 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri total i të infektuarve shkon në 291,322.




Ndërsa, deri më tani, si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën 7,847 persona. Prej tyre, 443 e kanë humbur betejën me virusin korona brenda ditës.Epiqendra e koronavirusit në SHBA mbetet shteti i Neë York-ut ku deri më tani numërohen 113,704 raste të konfirmuara me virusin. Prej tyre, 10,228 janë regjistruar vetëm brenda 24 orëve të fundit.

Ndërsa, numri i viktimave në këtë shtet është 3,565, prej tyre, 347 e kanë humbur jetën brenda orëve të fundit. SHBA-të mbeten vendi më i prekur në botë nga koronavirusi, sa i përket rasteve të konfirmuara, ndërsa sa i përket viktimave, vendin e parë e mban Italia me të paktën 14,681 te vdekur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.