AKTUALITET

Humbi betejën me Koronavirusin, ndahet nga jeta trajneri i boksit Skënder Kurti

19:47 - 05.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas betejes disa ditore kundra Koronavirusit ndahet nga jeta Prof. Skender Kurti, një tironas që gëzonte respektin e të gjithë sportdashësve e qytetarëve të Tiranës.  Ai ka një jetë në shërbim të sportit dhe nga profesori kanë dalë qindra boksierë të talentuar.




Skëndër Kurti ka luajtur me dhjetra ndeshja boksi brenda dhe jashtë vendit. Ai cilësohej si një ndër boksjerët më të mirë në vend, kur ishte i ri. Ish-boksieri Skënder Kurti është viktima e 21-të në Shqipëri nga koronavirusi COVID-19.61-vjeçari pësoi vdekje klinike në 23 mars, dhe u raportua si viktima e pestë e koronavirusit në Shqipëri, por më pas duket se stafi mjekësor bëri mrekulli duke e mbajtur gjallë.

Ai prej 20 ditësh qëndroi në terapi intensive. Kurti nuk ka mundur ta fitojë betejën me virusin vdekjeprurës dhe ka ndërruar jetë sot më 5 prill. GSH i shpreh ngushëllimet familjes për humbjen e madhe

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.