AKTUALITET

“Jo maska sipër njëra-tjetrës për tu mbrojtur nga COVID-19”, këshillat me rëndësi nga ISHP që duhet t’i dini të gjithë

14:26 - 05.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

A duhet të mbaj maskë për tu mbrojtur? Kjo është pyetja më e shpeshtë që shqiptarët bëjnë në këto kohë.Por ISHP, sqaron se maska edhe në rastet kur mbahet duhet shoqëruar edhe me masat e tjera mbrojtëse, si larja e duarve dhe fytyrës.




Gjithashtu ISHP bën me dije se: Nuk është e nevojshme të mbani disa maska njëra mbi tjetrën (të mbivendosura).

“Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon të mbani një maskë vetëm nëse dyshoni se mund të jeni infektuar me Koronavirusin e ri dhe keni simptomave të tilla si kollë, teshtitje ose nëse jeni duke u kujdesur për një person të dyshuar për infeksion me Koronavirusin e ri (udhëtimi i fundit në Kinë dhe simptomat e frymëmarrjes). Përdorimi i maskës ndihmon për të kufizuar përhapjen e sperklave dhe nepermjet tyre te virusit, por duhet të ndiqet edhe me masat e tjera të higjienës respiratore dhe të duarve. Nuk është e nevojshme të mbani disa maska njëra mbi tjetrën (të mbivendosura)”, sqaron ISHP.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.