AKTUALITET

Pëllumb Pipero: Edhe javën që vjen presin rritje të rasteve me Koronavirus, ja kur nis rënia e kurbës

19:53 - 05.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mjeku Pëllumb Pipero nëpërmjet një statusi në Facebook ka shpjeguar se numri i rritur i të prekurve nga Koronavirus është pak a shumë ai që pritej. Më tej mjeku bëri me dije se këto shifra priten edhe në javën që vjen, duke nisur pastaj edhe rënia e kurbës




Statusi i Piperos

Nje grafik dhe nje leter!

E fillova keshtu kete postim nisur nga shqetesimi i Prof. E. Ruka per kurben qe tregon ecurine e epidemise ne vendin tone, duke e falenderuar profesorin e nderuar por dhe duke spjeguar se nisur nga ecuria e covid 19 ne vendet e tjera edhe ne prisnim qe kjo jave te mbyllej pak a shume me keto numura, duke arritur sipas mendimit tim kulimin e saj, nje kulm i bute ky fale masave te mara nga qeveria, ne kohen e duhur sipas meje! Numurat jane realtivisht te larte pasi jane testuar ne menyre “agresive” rastet e kontaktit te ngushte, dhe ne pergjithesi rezultoje familjare.

Ne presim pak a shume te njejtat numura dhe ne javen qe vjen, une e kam quajtur shesh pushim, e mandej fillimin e renies se kurbes. Por ka tre indikatore te rendesishem ne ecurine e kesaj kurbe, se pari masat e mara nga qeveria kombinuar me keshillat tona, se dyti gjurmimi i rasteve te kontaktit dhe testimi i tyre, se treti qendrimi i qytetareve ne shtepi. Nese njeri nga keto komponente ka çaluar kurba nuk do jete ajo qe presim, por ajo qe shohim jo larg nesh, ne Itali, Spanje apo dhe me tej!!!

Po e vazhdoj postimin me nje leter te Nene Vezikos, gjyshes nga Vlora, e shtruar ne spital se bashku me tre pjestare te familjes se saj me Covid 19, sot te gjithe te sheruar. E fundit doli nga spitali Nene Veziko, e moshuar por luftarake deri me fund, dhe se bashku me ne ja doli, fitoi ndoshta betejen me te veshtire te jetes se saj, fitoi mbi Covid 19. Te shkuara dhe jete te gjate Nene Veziko!

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.