BOTA

SHBA, familjes Kennedy nuk i ndahen fatkeqësitë

11:29 - 05.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy anëtarë të një prej familjeve më të famshme amerikan, Kennedy u konfirmuan të humbur pas një aksidenti me kanoe, në gjirin e Chesapeake, në bregdetin lindor të SHBA, konfirmoi guvernatori i Maryland, Larry Hogan në një konferencë për shtyp.




”Maeve Kennedy McKean – mbesa e senatorit amerikan Robert F. Kennedy, mbesa e presidentit John F. Kennedy – dhe djali i saj 8-vjeçar Gideon kanë humbur që nga e enjtja”, deklaroi ai.

Gjiri Chesapeake është një grykëderdhje në shtetet e Maryland dhe Virginias.

Zyrtarët e Rojes Bregdetare të SHBA morën një raport që “dy persona u panë duke u përpjekur të ktheheshin në breg me një kanoe, afër gjirit Hering, 16 kilometra në jug të Annapolis, Maryland dhe nuk u panë më”, sipas një deklarate.

Hogan tha se po zhvillohej një kërkim intensiv.

Gjatë dekadave, familja Kennedy ka parë një numër tragjedish të profilit të lartë.

Gjyshi i McKean dhe xhaxhai i tij i madh u vranë (John F. Kennedy dhe Robert Kennedy), ndërsa John F. Kennedy Jr dhe bashkëshortja Carolyn u vranë në një aksident me avion.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.