AKTUALITET

Shqiptari me Koronavirus ndalohet nga policia: Po shkoj të ushqej pulat

14:38 - 05.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shqiptar i infektuar me Koronavirus është arrestuar nga policia në Siena, pasi ka mashtruar karabinierët.  ‘Po shkoj të ushqej pulat’.Ky ka qenë justifikimi i të riut, teksa është pyetur pse po dilte nga shtëpia. Shqiptari, një 35-vjeçar ishte duke udhëtuar me makinën e tij, kur një postbllok policie e ka ndaluar. Pasi është pyetur nga policia se kush ishte, shqiptari u kishte dhënë emrin karabinierëve.




Njëri prej policëve që ishte në patrullë, mësohet se e kishte lexuar emrin e shqiptarit, në listën e banorëve të komunës së Chiusit, të personave që ishin të infektuar me koronavirus. Menjëherë është bërë ndalimi i tij dhe është kërkuar që të rikthehej në shtëpinë e tij, ku edhe ishte duke vazhduar terapinë e shërimit nga virusi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.