AKTUALITET

Vajza dhe dhëndri mjek në Itali/ Namik Dokle letër prekëse nipërve: E di që ju ka marrë malli, por do ta mundin Koronavirusin

13:14 - 05.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kreu Kuvendit dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle ka bërë një postim prekës në rrjetin social facebook. Dokle i drejtohet me një letër nipërve të tij, Sarës dhe Rubenit, të cilët nuk shohin prej kohësh prindërit e tyre, pasi janë mjekë në Itali.




Teksa iu shpreh dashurinë dhe mallin, ai iu jep zemër nipërve, duke thënë se mami e babi I tyre, bashkë me shumë mjekë të tjerë në Itali do ia dalin të mposhtin koronavirusin.

STATUSI I PLOTE

MIREMENGJES, SARA DHE RUBEN!

Ndoshta akoma nuk jeni zgjuar, por gjyshi nuk duron me gjate per t’u pershendetur. E di qe jeni merzitur; u be me shume se nje muaj qe nuk dilni, nuk shkoni ne shkolle, nuk takoheni me shoket dhe shoqet, dhe, kryesorja, nuk takoni dot mamin dhe babin, sepse ata vazhdojne punen ne spital, perpiqen te shpetojne te semuret. Epo, mire, te pakten flisni ne skajp, apo jo?

Por mos u merzitni! Mami Manjola dhe babi Arviti, bashke me mijera mjeke te tjere, ne Itali dhe ne bote, do ta mundin coronavirusin dhe semundjen e mallkuar. Dhe ju… do te vini perseri me pushime ne Shqiperi, do shetisim bashke e do hame pica te Pazari i ri, bashke me nana Qefseren dhe daja Belin, do shkojme ne Shkoder te hame tave krapi me nana Hyrin, do shkojme perseri ne bjeshket e Gores te shihni fshatin e gjyshit, pastaj do zbresim poshte, ne Prizren e do pime uje te cezma e Shadrivanit. Thone se kush pi ate uje fatsjelles nuk e ze asnje semundje. Pastaj do te shkojme perseri ne Sarande, do zhytemi ne ujerat e Jonit, ndersa ne mbremje, do shikojme perendimin e diellit. Ja, edhe pak, edhe pak dhe do ta fitojme kete lufte! Dhe Ju do te jeni krenare per mamin dhe babin qe u perkushtuan aq shume per jeten e njerezve!

Ju puc shume, shuuuume!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.