Kryesore

“Nën orientimet e Partisë, shëndetësia socialiste vuri rekorde”, artikulli interesant i doktor Berishës në “ZP” më 1984 për epidemiologjinë e sëmundjes

20:00 - 06.04.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha është mjaft kritik me menaxhimin që qeveria shqiptare po i bën sot situatës pas përhapjes së pandemisë së koronavirusit.




Sipas tij, mungesa e tamponeve, selektiviteti në dhënie e ndihmës dhe mungesa e transparencës po marrin jetë njerezish. Ndaj, Berisha e ka shpërfaqur gjithë fantazinë duke bërë përgjegjës për këtë situatë “Xhahil Surrelin”, “Sulltan Sallep Surrelin”, “kryeepidemiologun e Surrelit”, “Edvin Kristaq Xhelatin”, etj. Të gjithë këta janë vetëm një njeri: Edi Rama.

Dikur, Berisha mendonte ndryshe. Sipas tij, ka qenë një kohë kur shëndetësia socialiste vendoste rekorde, që vende të tjera të zhvilluara nuk i realizonin dot “me dekada e madje me shekuj”.

“Gazeta Shqiptare” po publikon sot, një artikull interesant të botuar në 9 maj 1984 në gazetën “Zëri i Popullit”, nga pedagogu i Fakultetit të Mjekësisë, Sali Berisha. Artikulli titullohet “Njohja e epidemiologjisë së sëmundjeve, çështje kryesore në shërbimet e specializuara”.

Duhet thënë se, hiq ngarkesën e kuptueshme ideologjike në hyrje dhe në mbyllje, shkrimi flet për problemet e shëndetësisë dhe rëndësinë e mjekësisë preventive.

“Eshtë vënë re plogështi dhe vonesë e pajustifikueshme në drejtimin profilaktik në veprimtarinë e shërbimeve të specializuara. Mjekësia profilaktike mund të parandalojë në masë të konsiderueshme, jo vetëm sëmundje ngjitëse, por edhe shumë e shumë sëmundje të tjera”, shkruan Sali Berisha në artikullin e majit ’84 në “ZP”.

Mes të tjerash, ai e quan arritje dhe sukes “ngritjen e shërbimeve të specializuara të shëndetësisë socialiste, në zbatim të porosive të Pleniumit të 11 të KQ të Partisë të janarit 1971”.

“Gazeta Shqiptare”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.