Kryesore

Si ra Arbenita në dashuri me Feron? Modelja: Si një burrë tamam, erdhi dhe foli me familjen time

13:58 - 06.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuar të shoëbizit shqiptarë.




Së fundmi, Arbenita ka zbuluar detaje të reja në lidhje me marrëdhënien e saj me reperin. Përmes një rubrike në “Instastory”, Arbenita ka zhvilluar një mini-intervistë me ndjekësit e saj, dhe një ndër pyetjet ishte se sir a në dashuri me Feron.

Modelja shkruan se Fero bëri atë që i tha dhe si një ‘burrë tamam’ foli me familjen e saj.

“Më pëlqen që ai bëri atë që tha. Si një burrë tamam, ai erdhi dhe foli me familjen time. Më çoi në shtëpinë e tij. Nuk e mbajti lidhjen sekret. Më pëqlen që po rritemi bashkë më të zgjuar më të lumtur më të shëndetshëm. Mund të jetë një djalë i keq për ju, por për mua është shumë i ëmbël”, shkruan Arbenita.

Ndër të tjera, modelja tregoi se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje estetike në fytyrë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.