Kryesore

Vijon përplasja/ Braçe i ashpër me Armando Dukën: Zhvatje! Po t’u dhimbs futbolli shit Bentlyn

19:09 - 06.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Debati mes zëvendës kryeministrit Erion Brace dhe presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, për dhënien e ndihmës financiare të shtetit për klubet e futbollit shqiptar ka vijuar edhe sot, me një kundër-përgjigje të zyrtarit të lartë të qeverisë.




Brace tha se Armand Duka nuk mund të kërkojë ndihmë prej qeverisë shqiptare, pasi FSHF përfiton nga tarifat e stërvitjes së fëmijëve nga 30 dollare deri në 70 dollarë në muaj duke mos paguar asnjë detyrim. Këtë fakt Braçe e konsideron zhvatje, ndërsa Dukën e etiketon si “fuçi fyerjesh pa kapak”.

Po ashtu, Brace u shpreh se nëse vërtetë Armand Dukës i dhimbset futbolli, atëherë le të shesë makinën e tij, për të siguruar para për të mbështetur klubet e futbollit shqiptar.

I gjithë debati ka nisur prej disa ditësh, kur vetë kryeministri Edi Rama refuzoi të akordonte një fond financiar të posaçëm për futbollin shqiptar, i cili do të ndihmonte në përballimin e krizës ekonomike të shkaktuar nga ndërprerja e aktiviteteve sportive.

Rama akuzoi se klubet kryejnë informalitet financiar, pasi deklarojnë pagat, sikur të jenë duke deklaruar paga të fasonerive.

Postimi i zv. kryeministrit Erion Brace:

Ishte: FUTBOLLI

NUK ESHTE PER HALLEXHINJ!

U be: JEP PARA PER HALLEXHINJTE E FUTBOLLIT!

SHIT BENTLEY-n TEND!

NESE PARATE NUK DALIN, PAGUAJ ME FITIMIN TEND NGA DIGITALB!

Kaq mund te kish qene pergjigja per presidentin e FSHF. Por sa kohe futbolli eshte nje e mire publike dhe, evazioni fiskal nje problem shume i madh per kete vend, do e zgjas pergjigjen.

Qysh javen e dyte te STOP-it te shpetues per pandemine, dy kore si ne stadium-njeri, “NA KANE RENE TE ARDHURAT”, tjetri, “DUAM PARA NGA QEVERIA”, bene bashke ca politikane hibrid, ca biznesmene te medhenj, ca hajdute te medhenj!

Jane te njejtat fytyra, tipologji; Mendojne te vene ne veshtiresi nje qeveri qe paguan me te ardhurat qe jane ngadalesuar e deri ndalur, mendojne parate publike pa prekur fare luksin e tyre privat!

Presidenti i FSHF e nisi me tre genjeshtra per te ardhurat e #Superliges, vijoi me kerkesen per te paguar qeveria per te/ta, pas reagimit eshte ndalur te pagesat per futbollin e amatoreve, femijeve!

Ai foli per “hallexhinjte e futbollit”,  por deri dje, FSHF, ulerinte se “futbolli nuk eshte per hallexhinjte”!

Kombinimi i genjeshtres me propaganden, eshte si kombinimi i patologjive te tjera me #coronavirusin;

Fakt: ne futbollin e FSHF, per femijet qe luajne futboll deri ne nje kontrate profesionisti, paguajne prinderit, nis me 30 dollare/muaj ne trajnere e fusha gjithefaresh, arrin ne 70 dollare ne akademi klubesh;

Keshtu marrin para nga prinderit e femijeve qe luajne edhe ne kompleksin e FSHF ne Kamze!

Pra, jo qe FSHF nuk paguan per ta, por ne ambjentet e saj marrin para nga femijet. A quhet kjo ekonomi e futbollit qe eshte prekur nga kriza?!

ESHTE TURP KY!

KJO NUK ESHTE EKONOMI!

KJO ESHTE ZHVATJE!

Kete u mundova te them dje ne #diell,  ne #TopChannel, me fakte e pa fyer kend. Ne darke, ne nje prej instrumentave te #SISTEMIT, lexova fyerje por jo fakte. Nuk di cila nga te #VERTETAT qe rendita, tromaksi presidentin e FSHF,  e ktheu nga nje biznesmen te madh ne nje fuci fyerjesh pa kapak!

#E VERTETA E PARE qe, rrezoi genjeshtren se klubeve te Superliges u kane rene te ardhurat nga shitja e biletave? Te ardhurat nga biletat ne klubet e superliges jane minimale, kushtezuar nga cmime 200-400 leke per bilete e tifoze te pakte ne stadiume;

Nje ndeshje eshte qe sjell te ardhura, Partizani-Tirana dhe aty, FSHF rrjep cdo lekure, njehere deri ne 25% te te ardhurave-Partizanit i mori 42 milion leke, njehere si gjobe ndaj klubeve “per sjellje jo te denje te tifozeve”, deri ne 5 milion leke.

#E VERTETA E DYTE qe, rrezoi genjeshtren se klubeve te Superliges u kane rene te ardhurat nga sponsoret? Te ardhurat nga sponsoret ne klubet e superliges jane po aq minimale, kufizuar ne Tirane e Durres, kryesisht nga reklama te kompanive te presidenteve ose, kompani qe ofrojne sherbime per klubet-funksionon me klering, sherbim paguar me reklame.

Une e kam thene disa here, nuk jep kush para per nje gare qe paravendoset dhe kjo eshte prova. Me keq, FSHF eshte vete pa sponsor per garen qe organizon, hem per kampionatin e hem per kupen;

NJE JETE QE GAREN NUK JA BLE KUSH! A quhet kjo ekonomi e kampionatit,  kupes, qe eshte prekur nga kriza? NE KETE ASPEKT AS QE KA EKONOMI, ZERO DERI PAK LEKE SPONSORIZIME, KETE DESHMOJNE!

#E VERTETA E TRETE qe, rrezoi genjeshtren se klubeve te #Superliges u kane rene te ardhurat nga e drejta televizive? Ne fakt ka ca leke nga kjo e drejte! Por si mund te kompesoje qeveria nje skandal??

Shikoni, FSHF ua ka marre klubeve te drejten televizive, e ka shitur per kater vjet dhe ne avance; Me e renda, FSHF qe ka president, ja ka shitur te drejten televizive nje kompanie ku aksioner/pronar, deklaruar publikisht pak jave me pare, eshte presidenti i FSHF.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.