Kryesore

Blendi Fevziu: Mendova edhe të vetë injektohem me Koronavirus, kam merak për tim atë

20:50 - 07.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasditen e djeshme, i ftuar tek “Rudina” ishte gazetari i njohur, Blendi Fevziu. Ai ka folur për situatën që ka shkaktuar Koronavirusi në vend dhe ndjesitë e tij. Ai ka qenë gati çdo natë në transmetime direkte, por a ka patur frikën e infektimit?




Gjithashtu Fevziu tregoi se e kishte idenë që Shqipëria do bëhej pjesë e kësaj harte që në momentin e parë që ndodhi në Kinë sepse jetojmë në një botë të integruar dhe gjërat që ndodhin diku, njëkohësisht të prekin dhe ty.

Blendi Fevziu: Unë e kisha idenë që Shqipëria do bëhej pjesë e kësaj harte, që në momentin e parë që ndodhi në Kinë. Unë kam bërë emisionin e parë ndër gjithë mediat shqiptare, emisionin dedikuar asaj që po ndodhte në Ëuhan. Madje në atë moment pati shumë njerëz që më thanë ç’e humbe audiencën me Ëuhan, kush çan kokën çfarë ndodh në Kinë. Në fakt unë e kam gjithmonë bindjen dhe e kam pasur që sot jetojmë në një botë globale, në një botë të integruar. Dhe të jetosh në një botë të integruar do të thotë që gjërat që ndodhin diku, njëkohësisht të prekin dhe ty. Unë që në fillim e ndoqa, pata dhe një kurizitet më të madh për të parë  se çfarë po ndodhte, edhe në ambientet miqësore e përmendja shpesh dhe nuk isha fare i papërgatitur. Natyrisht ritmi i kësaj që po ndodh ishte jashtë çdo lloj logjike normale, ishte jashtë asaj që unë mund të mendoja, por që do të vinte dhe që situata do të agravonte ishte e kuptueshme.

Rudina Magjistari: Të ka trembur ndopak ?

Blendi Fevziu: Jo fare! S’kam patur asnjë shqetësim. E para njëherë trembja në vetvete kam merak për tim atë, kam merak se në rast se do prekem do e kem të vështirë për të zhvilluar emisionin, vetëm po qeshë i intubuar se po të jem do ta bëj në Skype, në çdo rrethanë. Kam merak për vajzën e vogël, se gjithsesi duhet të rrish 2-3 javë pa e takuar, për familjen. Vetë personalisht nuk kam ndonjë shqetësim. Madje një moment po mendoja, i thashë dhe drejtorit të Spitalit Amerikan, ka ndonjë metodë të injektohet, të infektohem që ta kaloj se pastaj herën e dytë thonë, fiton një lloj lirie, pra izolohesh dy javë, por fiton një lloj lirie. Por pikëpyetja është se ti nuk e di si e kalon, domethënë si do reagojë trupi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.