Show-Bizz

COVID-19 ‘shkatërron’ planet e dasmës së Jennifer Lopez, rrëfehet këngëtarja: Është diçka që do të duhet të presim

14:41 - 07.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez e ftuar në emisionin e Ellen DeGeneres, tregoi nga karantina më shumë rreth planeve të dasmës me Alex Rodrigues.




Ellen e pyeti nëse data e dasmës është shtyrë nga karantina dhe ajo nënkuptoi se dasma mund të kishte ndodhur tashmë, nëse nuk do të ishte kjo situatë.

“Në fakt, kjo situatë ndikoi pak, kështu që ne do të shohim se çfarë do ndodh tani. Sinqerisht, unë me të vërtetë nuk e di se çfarë do të ndodhë tani, sa i përket datave ose ndonjë gjë të tillë. Ne jemi thjesht si pjesa tjetër e botës duke vëzhguar çfarë po ndodh. Është diçka që do të duhet të presim dhe të shohim brenda disa muajsh, se si do të shkojnë gjërat”, vazhdoi Jennifer.

Ellen gjithashtu e pyeti se si JLo dhe Alex po kujdesen për fëmijët e tyre që po mësojnë online. Alex ka dy vajza nga një lidhje e kaluar Natasha, 15, dhe Ella, 11, ndërsa Jennifer është nënë e binjakëve Emme dhe Maximilian, 12 vjeç.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.