Horoskopi

Horoskopi i datës 7 Prill 2020

06:00 - 07.04.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ju pret një ditë gjatë së cilës do të bënit mirë që të shmangnit debatet, sado e vështirë mund të jetë. Mundohuni që të mos mendoni për sherret e ditëve të fundi dhe të relaksoheni. Me financat duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të mos shpenzoni shumë.

Në dashuri situata do të përmirësohet, sidomos për çiftet e lindura muajve të fundit. Gjërat do të komplikohen, nëse partneri/ja nuk është i qartë. Puna do të ecë më së miri.

Dashuria do të jetë mjaft e favorshme në sajë të ndikimit të Hënës, ku një takim, mund t’iu dhurojë emocione të bukura. Në punë, mundohuni që të ruani qetësinë dhe të shmangni debatet.

Në dashuri do të përballeni me polemika, debate, por edhe do të nxirri në pah vlerat tuaja. Duhet të mundoheni të njihni njerëz të rinj dhe të bëni miqësi, duke mos u ndikuar nga e kaluara. Në punë do të ketë tension.

Mund të jeni zhgënjyer dhe kjo gjë ju nervozon. Megjithatë më në fund, do të keni mundësi që të jetoni më mirë emocionet tuaja. Në punë do të ketë ndonjë problem që kërkon zgjidhje. Kujdes duhet të tregoni edhe me shpenzimet.

Mundohuni që të mos stresoheni shumë. Do të ndiheni të pakënaqur dhe diçka do ju mungojë. Në dashuri shmangni debatet, sidomos nëse ka luhatje, pasi veçse do të përkeqësoni situatën. Nga ana tjetër, do të ndiheni gjithë energji dhe dëshirë për të vepruar.

 

Në dashuri ka diçka që ju shqetëson. Në këtë periudhë keni dëshirë për të dalë, për të takuar njerëz të rin dhe për tu ndjerë mirë. Ndërsa në punë, nuk do të ketë ndryshime të mëdha.

Do të ketë përmirësime nga pikëpamja fizike dhe psikologjike. Do të keni shumë dëshirë për të dashuruar. Ky është një moment shumë i mirë sa i takon emocioneve. Në punë gjërat do të jenë disi të komplikuara, ndaj duhet të angazhoheni maksimalisht.

 

Kjo ditë do të jetë ideale për dashurinë dhe për të qëndruar me njeriun që doni. Parashikohen emocione të mëdha në horizont. Në punë, mundohuni që të jeni pozitiv edhe pse mund të ketë probleme dhe tensione.

Mundohuni që të shmangni problemet dhe debatet, pasi mund t’iu kthehen kundër. Në dashuri keni nevojë që të zgjidhni disa probleme dhe keqkuptime, shkruan noa.al. Kujdes maksimal duhet edhe në punë.

Do të ndjeni dëshirën për të bërë një ndryshim, ndoshta të zhvendoseni ose transferoheni. Ky është momenti i duhur për të zgjidhur probleme që kanë të bëjnë me punën dhe financat. Në dashuri, situata do të përmirësohet.

 

E marta ju ka dhuruar pozitivitet, por dashuria do të jetë ende mjaft e komplikuar. Do të ketë stres dhe nuk do të arsyetoni me shumë kthjelltësi. Në punë bëni mirë që të shmangni ndryshimet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.