Kryesore

Anila Basha bëhet nënë, vjen në jetë Aris. Ja kë kujton kolegia me emrin e djalit

15:25 - 08.04.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetarja e njohur, Anila Basha ka sjellë sot në jetë fëmijën e saj të parë. Djali është i shëndetshëm dhe nëna në gjendje të mirë. Anila ka vendosur ta quajë djalin Aris, në nderim të kujtimit të babait të saj, Aristotel i cili ndërroi jetë 2 vite më parë. “Gazeta Shqiptare” i uron koleges dhe djalit të saj një jetë të gjatë, plot me shëndet e suksese!




Ndërkohë vetë Anila ka falenderuar doktorin e Spitalit Amerikan Elton Peçi, i cili e ka ndihmuar gjatë muajve të shtatzënisë.

‘Aristotel Basha erdhi në jetë në orën 11.37 të ditës së sotme. Im bir erdhi në këtë jetë në kohë koronavirusi, po do kemi ç’të tregojmë. Unë dhe Aris jemi shumë mirë dhe falenderojme doktor Eltonin që nuk la javë pa na ndenjur nga pas për të shkuar gjithçka mirë. Aris, Ilda, dr.Gilberta, Besi, për 9 muajt që kaluam këtu; po ne të dy kërkojmë falje për gjithë kokëçarjet e krijuara në familje në këto 9 muaj tekanjozë. Shpresojmë shumë qeë kjo situata e coronavirusit të përfundojë shpejt, që të shijojmë pranverën. Ju duam shumë’, shkruan ajo në Instagram.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.