KULTURË

Çuli u ankua për teatrin në Europa Nostra, Aleanca: Kur ai sulmon “të paudhët”

17:10 - 08.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pak ditë pasi Hervin Çuli drejtor i Teatrit Kombëtar në ekzil u ankua pse wikipedia e njeh Teatrin si objekt në rrezik shpallur nga Europa Nostra, reagimi i tij është komentuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Këta të fundit ironizojnë ankesën e paprecedentë të Çulit dhe komentet e tij në faqen në facebook të Teatrit që pasi la godinën u zhvendos te Turbina. Më poshtë reagimi i Aleancës.




DEKLARATA

Drejtori i Teatrit Kombëtar kundër Europa Nostra.

Ndërtesa e Teatrit Kombëtar është tashmë pjesë e trashëgimisë kulturore europiane si pasojë e përpjekjes më madhore qytetare në tridhjetë vitet e fundit në Shqipëri, por drejtori i Teatrit me sa kuptohet nuk po e gëlltit dot këtë.

Përmes një deklarate në faqen e Facebook-ut të institucionit që drejton, Hervin Çuli i cili mes bëmave të tjera do të mbahet mend edhe si drejtori që e largoi Teatrin Kombëtar nga Konventa Europian e Teatrove, sulmon të paudhët; ata që kanë guxuar të ndërtojnë një faqe në Wikipedia për Teatrin e ata që për më tej kanë guxuar ta përditësojnë atë me lajmin më të rëndësishëm të këtij viti për teatrin e trashëgiminë kulturore shqiptare, përfshirjen e tij në listën e Europa Nostra të 7 vendndodhjeve më të rrezikuara në Europë për vitin 2020.

Çdo qytetar i botës e di që Wikipedia mbahet në këmbë përmes kontributeve intelektuale dhe kërkimore të njerëzve të pasionuar për të pasur një enciklopedi sa më të pasur të njerëzve për njerëzit. Mënyra se si informacionet filtrohen dhe konsolidohen është e thjeshtë: kur ka pasaktësi apo mospërputhje, informacioni përmirësohet duke shtuar burime nga libra, artikuj shkencore, burime mediatike. Kështu çdo tekst i përafrohet të vërtetës së njohur e të pranuar publikisht ndërkombëtarisht.

Përveçse përpilues i deklaratës absurde dhe qesharake përmes së cilës kërcënon të vendosë para drejtësisë përdorues të Wikipedia-s, Çuli merr edhe rolin e komentuesit në faqe. Jo vetëm aq por, dora e tij fshin edhe komentet e qytetarëve të cilët e kanë sqaruar më së miri se çfarë është Wikipedia dhe se asgjë nga ato që shkruhen aty nuk janë të pavërteta.

Në ndihmë i vjen edhe miku apo më mirë Laert Vasili, një tjetër firmëtar për shembjen e teatrit, i cili pak më i ditur nga ana teknike, ka hyrë në systemin e Wikipedia-s për të fshirë faqen për Teatrin Kombëtar aty, ndoshta pa e ditur që do të lërë gjurmë.

Kemi një ‘sulm’ pra nga drejtori dhe i besuari i tij, i cili herën e fundit që kaloi në teatër, përfundoi në komisariat për prishje të rendit publik pasi grisi banderolën, e paguar me kontributet e qytetarëve shqiptarë. Banderolën e cila është vendosur në hyrje të sheshit të Teatrit Kombëtar me mbishkrimin “Monument Kulture Mbrohet nga Populli”.

Duam me këtë rast të përgëzojmë këdo që ka kontribuar dhe kontribuon në shpërndarjen e informacionit në lidhje me godinën e Teatrit Kombëtar, dhe do të donim ta nxisnim të plotësojë edhe më tej me të dhëna të cilat mund t’i aksesoje në faqen tonë të Facebook-ut ose në faqen tonë: www.nejemiteatri.org/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.