Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se edhe një person ka vdekur si pasojë e koronavirusit në Kosovë, duke e çuar numrin e të vdekurve në 5.
“Nga data 08 shkurt deri më 07 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.352 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 184 me 5 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese (rasti i fundit nga Klinika Infektive me sëmundje shoqëruese infiltrim pulmonar, diabet tip 2, nefropati diabetike, tumor i gjëndrrës mbiveshkore të majtë, hipertension arterial dhe obezitet).”, thuhet në njoftimin e Institutit.
Kujtojmë që numri total i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë ka arritur në 184, ndërsa 30 janë pacientë të shëruar.