AKTUALITET

“Fasha e orarit për lëvizje do të zgjerohet”, Rama: Do bëjmë ndryshime në Kodin Rrugor

20:50 - 08.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit live në ‘Facebook’  deklaroi se do të shtrëngohen masat për ata që shkelin rregullat në këtë kohë lufte, ndërsa paralajmëroi heqje patente, bllokim mjeti, por deri në burgosje.




Ndër të tjera, Rama theksoi se Kuvendi do të mblidhet për të bërë disa ndryshime në kodin rrugor, për të përcaktuar më pas dhe kornizën shtrënguese, në sajë të masave kundër COVID.

 

“Do shtrëngojmë masat. Që nga burgosja, deri tek heqja e patentës. Në kodin penal kemi për karantinën e kafshëve. Nuk kanë menduar se çfarë mund të ndodh nëse një epidemi prek njerëzit. Ndaj do t’i drejtohemi parlamentit për ndryshime në Kodin Rrugor. për një kornizë të qartë shtrënguesë. Në rast se shkelen masat, është kundërvajtje penale. Jo administrative. Ashtu si kundër për këmbësorët. Nuk mund të vazhdojmë me sensibilizim dhe do ta hapim fashën së shpejti. Penalizmi i këmbësorëve do të shoqërohet me gjobë dhe heqje lirie, pasi s’do jetë më kundrvajtje me gjobë. Të gjithë ata që do të hyjnë në shkelje, do të lënë aty patentën. Do ta humbin automjetin privat, për të njëjtën mënyrë që do të humbasin lejen e drejtimit. Mos u lodhni fare të kundërshtoni. Mjafton që të shikoni Italinë fqinje, e vunë ata pasi e vumë ne. S’them kurrë që e morën nga ne, por e vunë. Nuk mund të dalësh dhe të rrezikosh gjithë lagjen tënde. Dhe më pas t’ja hedhësh paq me një gjobë që e paguan babai ose nëna. Nëse je në punë, dhe do të marrësh një person aty, do duhet të qëndrojë pas, ke kryer kundërvajtje penale. Do të paguash për një vepër penale. Nëse shkon që të marrësh në makinë persona të sëmurë, të moshuar, të mitur, që s’je i paautorizuar, kjo është e patolerueshme. Për popullin nuk ka gjoba e ndëshkime, por për ata që shqetësojnë popullin e kërcënojnë shëndetin e popullit dhe vënë në rrezik jetën e njerëzve. Ti nuk mund të vish me COVID në krahë dhe të më sjellësh mort larg qofsh në familjen time. Këto ishin për sot.”, pohoi Rama.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. futja pordhe e gri sallat verja emrin marmalate une e di qr kur te mbaroje kjo pune ti si figure do na hiqesh qafe nuk do jesh me gomari qe e mban gjithe taven per vete

    Përgjigju ↓