OPINION

Koronavirusi dhe aspektet emocionale të përfshira në menaxhimin e krizës

10:14 - 08.04.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sonila Luzi *Mbroni veten: Truri ynë është bërë për t’iu përgjigjur situatave të urgjencës në mënyrë të menjëhershme dhe të shkëlqyeshme, por kur urgjenca zgjatet është e nevojshme që të gjithë ne të fillojnë të zhvillojnë burime më komplekse .




 Javët e fundit ne kemi qenë të gjithë dëshmitarë të  një ndryshimi rrënjësor të perspektivës që papritmas dhe papritur përfshiu të gjithë në të njëjtën kohë. Ditët e fundit kemi parë paraqitjen e pashmangshme të Coronavirus në cdo cep te shoqërisë, duke lënë të shfaqen shumë sfida në përballjen me ndryshimet e vështira në zakonet e përditshme, por edhe në shumë raste kujtimet e një të kaluare më të vjetër: e detyruar, e izoluar, e pafuqishme, e prekshme, në mëshirën e ngjarjeve të reja dhe të panjohura. Me pak fjalë, i vogël përpara diçkaje më të madhe se të gjithë ne! Por nëse ne jemi të gjithë të vegjël, tek të  cilët të rritur duhet të mbështetemi?

Epidemia Covid-19, nga 10 Mars 2020 Pandemi, po provokon shumë reagime të ndryshme dhe në shumë fusha të jetës: ekonomike, politike, sociale, personale. Në të gjitha nivelet duket se ekuilibri i vështirë për tu gjetur është të identifikoni shkallën e duhur të mbrojtjes: të mjaftueshme për të na mbajtur, konkretisht, “të gjallë” ose të paktën të shëndetshëm përballë rrezikut të afërt, por edhe largpamës në lejimin tonë për të ruajtur energjitë e nevojshme për të toleruar një emergjencë që mund të vazhdojë, mbase duke përgatitur terrenin për një ngjitje të shpejtë pasi të kalojë rreziku.

Manifestimi i parë i këtij ekuilibri të vështirë: lajmet.

Pikë  së pari alarmi. shumë shumë alarm. Kur të japim një lajm duhet ti referohemi një  treguesi konkret, më të rregulluar dhe sa më pak panik: le të vazhdojmë të axhornojmë sigurisht, por jo minutë për minutë. Nuk ka dobi për askënd, përveç atyre që duhet të organizojnë ndërrime në spital dhe ata që organizojnë punët në vijën e parë të betejës. Një herë në ditë është e mjaftueshme për të kuptuar se si të mbroheni, gjithçka tjetër rrezikon të ushqejë  vetëm ankth, panik dhe një ndjenjë të rrezikshme të mposhtjes.

Truri ynë është bërë për t’iu përgjigjur situatave të urgjencës në një mënyrë të menjëhershme dhe të shkëlqyeshme, por kur urgjenca(ose burimi I rrezikut) zgjatet është e nevojshme që të gjithë ne të fillojnë të zhvillojmë burime më komplekse sesa mbrojtja instiktive  dhe të jemi në gjendje të orientohemi në të tashmen duke kërkuar burime të dobishme  për të përballuar  urgjencën( ose burimin e rrezikut), me aftësi në rritje dhe besim drejt një kthimi në normalitet. Ky proces i adaptimit është i domosdoshëm dhe zakonisht i natyrshëm: ne kemi zakonisht një rënie në frikën e humbjes (trauma), më pas ne shikojmë mundësi të tjera rikuperimi gradual dhe  fillojmë të punojmë për mbijetesën tonë duke krijuar këndvështrime dhe mundësi të reja, megjithëse me përvojën negative që përjetuam  (zhvillim/rritje  pas ngjarjeve traumatike). Me një fjalë: Reziliencë

Po sikur frika e Covid-19 të ndikojë tek ata që tashmë po përjetojnë një edhe një situatë tjetër vuajtje emocionale? Si mund të manifestohet  frika në mendjen e një personi që ka përjetuar trauma edhe me parë ,që ka neglizhencë të madhe prej fëmijërinë e tij, që ka përballur eksperienca të hidhura në jetë.Si mund ta përballojë këtë urgjencë(burim rreziku) të fundit? Le të përpiqemi të shqyrtojmë disa aspekte emocionale që mund të përfshihen në menaxhimin e urgjencës.

“Karakteri i karantinës: le të ndihmojmë!”

 Unë jam vetëm: A kemi mësuar prej fëmijërisë që të jesh vetëm është e rrezikshme? Që të qenit larg nga të tjerët mund të jetë një kërcënim për mbijetesën tonë? Ata që jetuan në fëmijëri shumë vetminë dhe neglizhencën mund ta ndjejnë këtë izolim si braktisje; pjesa emocionale mund të mos jetë në gjendje të dalloj gjendjen e përkohshme të izolimit nga të qenit vetëm emocionalisht dhe të padukshëm për ata që na duan; le të ndihmojmë  njëri tjetrin të dallojmë izolimin nga vetmia: Cfarë mund të na ndihmojë të ndihemi më të lidhur me të tjerët? Fol me një të rritur  (motër,vella,prindër,psikologun e shkollës)

  1. Unë jam bllokuar: Cfarë ndodh brenda nesh kur kemi një sensacion që nuk jemi në gjendje të ikim nga ajo që na frikëson ,nga ajo që na tremb? Shtëpia duhet të jetë një vend i mbrojtur për të gjithë,që na fal ndjenjën e sigurisë.Por për të rriturit është një çështje e kushtëzuar thellësisht nga përvojat e kaluara(e shkuara): thjeshtë ideja për të mos pasur këtë liri të lëvizjes mund të aktivizojë tek ne  gjendje ankthi dhe zemërimi shumë intensiv në ata që kanë përjetuar trauma në lidhje me këtë; le të përpiqemi të vëzhgojmë se çfarë e bën situatën aktuale të ndryshme nga ajo që kemi përjetuar në të kaluarën, le të ndihmojmë  njeri tjetrin edhe veten  që të mos identifikohemi nga ato ndjesi dhe emocione (Fisher, 2017), por le t’i vëzhgojmë ato për atë që ato janë: thjesht kujtime.
  2. Unë jam i pafuqishëm: Cfarë ndodh brenda nesh kur kemi një sensasion që nuk jemi në gjendje të veprojmë?Që nuk jemi  në gjendje të bëjmë asgjë kundër përparimit të një rreziku? Ata që kanë mbijetuar nga traumat që kanë çuar në rrezikimin e jetës së tyre një ose më shumë herë, e dinë që ndjenja e pafuqisë mund të jetë e paqëndrueshme dhe shtrëngimi i këtyre javëve mund të ndihet nga disa pjesë emocionale që mund të mbështesin të njëjtin sens të pafuqisë dhe rrezikut; ne duhet ta ndihmojmë mendjen  tonë të orientohet në të tashmen: ne duhet të vendosim hapësirë ,të lirë dhe të sigurt, ​​midis së kaluarës dhe së tashmes, midis vendit ku jemi tani dhe vendit që ishim në të shkuarën ,jepnni  secilit vend një emër të ndryshëm (Fisher, 2017) do filloni të ndjeni siguri.
  3. Nuk mund të vë kufij: si e menaxhojmë afërsinë ose ndërhyrjen e tepërt? Ata që jetuar në një familje të dhunshme ose kërcënuese, mund ta perceptojnë afërsinë e detyruar fizike, me familjarët e tyre, bashkëjetuesit ose shokët e dhomës, si të paqëndrueshëm në këto ditë dhe manifestojnë simptoma ankthi, somatizimi ose sikleti / dorëzimi përballë zgjatjes së kësaj situate; le të përpiqemi të drejtojmë vëmendjen ndaj stimujve që mund të na ndihmojnë të krijojmë një hapësirë ​​të brendshme, të lirë dhe të sigurtë mendore, e cila mund të vazhdojë të na mirëpresë: argumentim, yoga, meditim, frymëmarrje, shkrim, lexim, vizatim, duke luajtur.
  4. Kam frikë se po vdes: perceptimi i rrezikut subjektiv është i kushtëzuar fuqimisht duke pasur trauma në fëmijërinë e hershme dhe sistemi i mbrojtjes rrezikon mbivlerësimin ose nënvlerësimin e rreziqeve që lidhen me një situatë potencialisht të rrezikshme; ndjehen të prekshëm, mund ta bëjnë një pjesë të vogël dhe të frikësuar të ndiejë një rrezik më të madh ose disproporcional ndaj kushteve aktuale të jetesës; ne zgjedhim një informacion pak të besueshëm për mendjen, vlerësojmë rreziqet aktuale dhe veprimet e ndërmarra për të mbrojtur veten tonë, të përballemi me disa njerëz të besuar që janë në gjendje të na sigurojnë.Fol me një të rritur për emocionet e tua ose kontako me psikologun e shkollës tënde.
  5. Jam jashtë kontrollit: çfarë na ndihmon të rregullojmë emocionet tona? Si ndihet të mos kemi atë që zakonisht na ndihmon kur jemi të tensionuar, të trishtuar, të zemëruar në fund të ditës? Shumë burime, të përdorura normalisht në jetën e përditshme, mund të provohen si burime mbijetese, në mungesë të të cilave mund të lindin jo vetëm mërzitja e thjeshtë, por edhe emocione më të forta frike, zemërimi, faji ose turpi. Si mund ta zëvendësoj atë që më ndihmoi? Le të përpiqemi të jemi kuriozë dhe krijues, të heqim dorë nga ato që nuk kemi tani dhe të kërkojmë burime të reja që mund të plotësojnë të njëjtat nevoja për rehati, rregull, siguri, shpërqendrim. Ose nëse mundemi, lëmë hapësirë ​​dhe vëzhgojmë atë që është e mundur ndalojmë së vepruari apo së kërkuari zgjidhje porthjesht shijojmë veten dhe familjet tona.

Me siguri nuk do të ketë receta të vlefshme për të gjithë, por në javët në vijim do të jetë e rëndësishme që të gjithë të jenë në gjendje të njohin mendimet dhe emocionet që mund të na mashtrojnë, t’i japin vetes kohë dhe hapësirë ​​për të ndërtuar dhe forcuar burimet e brendshme dhe të vendosin vetë-kujdesin në qendër ,më në fund. Le të mbështetemi te një i rritur ose kontakto me psikogun e shkolles tende,që më pas  të jesh në gjendje të mbrosh veten dhe të dëgjosh emocionet natyrshme që do të vijnë pa u mbingarkuar, dhe mbase për të na bërë të jetojmë këtë herë – të çuditshme për të gjithë – në një mënyrë që do të jetë mirë t’i tregoni në të ardhmen si histori.

* Msc. Sonila Luzi, Psikologe Edukimi

                                                           

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.