AKTUALITET

‘Nënë Rukija’ 84 vjeçe fiton betejën ndaj COVID-19, Manastirliu: 8 pacientë janë kthyer në shtëpi në 24 orët e fundit

17:40 - 08.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një paciente 84 vjeçe ka lënë ditën e sotme spitalin, pasi ka fituar betejën me COVID-19.




Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Manastirliu thekson se 8 pacientë janë kthyer në shtëpi këto 24 orët e fundit.

“Nënë Rukija plot 84 vjeç ka lënë spitalin #Infektiv e shëruar nga #COVID19

8️⃣ pacientë janë kthyer në shtëpi në 24 orët e fundit ✅

Deri tani 1️⃣5️⃣4️⃣ qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #covid19❗️”, shkruan Manastirliu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.