Kryesore

Përhapja e COVID-19/ Miss Anglia heq dorë nga  kurora dhe rikthehet në punë si mjeke

15:55 - 08.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Miss Anglia 2019, Bhasha Mukherje e cila ka qenë një doktoreshë e re e specializuar në mjekësinë e frymëmarrjes, ka vendosur të kthehet në Britaninë e Madhe për t’u  ardhur në ndihmë kolegëve të saj në luftën kundër COVID-19.




Pas katër javësh qëndrim në vendin e saj në Indi, ku dhuroi shkrime në shkolla dhe i dha para një shtëpie për vajzat e braktisura, shpërthyen lajmet se situata e koronavirusit po keqësohej në Britaninë e Madhe.

Pasi Mukherjee filloi të marrë mesazhe nga ish-kolegët e tij në Spitalin Pilgrim në Boston, Lincolnshire, në lidhje me pandeminë, ajo tha se ndjeu nevojën për t’u rikthyer në punë.

“Doja të kthehesha në shtëpi. Doja të vija dhe të shkoj direkt në punë. Ishte e jashtëzakonshme sesi e gjithë bota po falenderonte të gjithë punëtorët e mjekësisë, dhe unë doja të isha një nga ata dhe e dija se mund të ndihmoja”, u shpreh ajo për CNN.

Të Mërkurën, në 6 Prill, Mukherjee u kthye në Angli, por prapë duhet të izolohet për dy javë para se të fillojë punën si mjeke.

“Nuk ka më mirë se të jesh Miss Anglia dhe në të njëjtën kohë të ndihmoj Anglinë në një moment nevoje”, shprehet Mukherjee e specializuar në mjekësinë e frymëmarrjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.