Media

Përplasja e Ben Blushit me Çim Pekën, Top Channel shkarkon Klodian Tomorrin

20:33 - 08.04.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kohë të vështira këto kur Shqipëria po lufton me coronavirusin. Por njerëzit e medias kanë një tjetër luftë, atë me njëri-tjetrin dhe sigurisht në mes janë paratë.




Top Channel me drejtor Ben Blushin akuzon Syrin e Çim Pekës se financohet nga milionat e familjes Berisha ndërsa Peka akuzon Blushin për gjobvënie dhe interesa okulte. Dhe në gjithë këtë përplasje del që gazetari i Top Channel Klodian Tomorri është ndërkaq anëtar bordi te Syri. Është vetë TCh që e zbulon këtë përmes një artikulli në gazetën Shqip ku i kujton Çim Pekës me ironi se një nga “financuesit” e portalit të tij, merr rrogë si gazetar në TCH.

Mirëpo sot kjo betejë mes dy drejtuesve të mediave të mësipërme ka “prerë kokën e parë”. Me urdhër të Ben Blushit është shkarkuar nga detyra si gazetar në TCH Klodian Tomorrin, ndër gazetarët më të mirë të ekonomisë në vend shkruan newsbomb.al.

Për largimin e gazetarit Klodian Tomorri nga TCH me urdhër të drejtorit Ben Blushi ka reaguar dhe gazetarja e kronikës Klodiana Lala, e cila tregon se nga afër nuk e ka njohur Tomorrin, por përmes profesionalizmit të lajmeve të tij.

“Klodian Tomorrin se kam takuar kurre nga afer. Por ama e kam njohur permes lajmeve, brilante sigurisht. Nuk i di arsyet e largimit te tij nga puna, por fakti qe eshte ndermarre nje veprim ndaj nje gazetari ne kete moment, me ngjan si thike pas shpine. Kur nje gazetar largohet nga nje tv te jeni te sigurt nuk humbet ai, por televizioni. E dini ate shprehjen: nje bie mijera ngrihen. Nga Klodiani do informohem edhe nepermjet statuseve te tij ne fb”, shkruan gazetarja Klodiana Lala.

Kjo përplasje nuk është e re. Emrat e përmendur vazhdimisht kanë patur shkrime e kundërshkrime për njëri-tjetrin por këtë herë mesa duket kanë zgjedhur momentin e gabuar pasi Shqipëria po përballet me viktimat e para të coronavirusit dhe ndoshta do ishte më profesionale të shkruanin për situatën që po kalon vendi sesa për mëritë e inatet e njëri-tjetrit.Newsbomb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.