AKTUALITET

Rama: Ja kush janë kategoritë e reja që përfitojnë ‘pagën e luftës’ nga paketa e zgjeruar

20:17 - 08.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi me qytetarëve në ‘Facebook’, teksa iu është përgjigjur pyetjeve të tyre, u shpreh se duke nisur nga rrobaqepësit, taksistët, shoferët e transportit urban dhe ndërurban, apo dhe mekanikët në servise do të përfshihen në paketën e zgjeruar ekonomike për të përfituar ‘pagën e luftës’.




“Kam marrë ankesa, kërkesa dhe shqetësime nga biznese të vogla. Psh rrobaqepësi të vogla, servis makinash. Me ligjin në fuqi është i hapur, por me zakonin në fuqi, është i mbyllur. Profesionet të tjera hidraulikë, agjenci turistike, dizajner, që punojnë me printime, etje…taksistë janë biznes i vogël. Këta dhe ndonjë kategori tjetër, do të jenë pjesë e zgjerimit të paketës së mbështetjes. Janë biznese të vogla, të mbyllura de facto, si rezultat i luftës. Ata që janë punonjës për linjat e transportit. Dhe që praktikisht janë në shtëpi se nuk ka transport urban e ndër urban. Do jenë pjesë e paketës së zgjeruar.”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.