BOTA

Rrëfimi prekës i mjekes italiane: Jetoj nën terror, është e vështirë t’i shpjegosh një fëmije 4-vjeçare që jemi të mbyllur për shkak të COVID-19

19:01 - 08.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Media prestigjoze botërore “Reuters” ka botuar disa foto të një mjekje italiane, teksa tregon proçesin e vështirë të punës së saj gjatë luftës ndaj koronavirusit.




Bëhet fjalë për Cecilia Bartanela, 35 vjeçe, e cila punon në Repartin e Urgjencës të Spitalit Cisanello në Pisa të Italisë. Bartnela në foto është duke pushuar, pasi ka përfunduar një turn tepër të gjatë.

Mjekja shprehet se ka frikë se mos merr koronavirusit dhe më pas virusin mund t’ua shpërndajë të afërmve të saj. Ajo në rrëfim shprehet se nuk preferon ta quajë veten heroinë, edhe pse italianët në këta ditë thonë se mjekët janë heronj të vërtetë.

“Pjesa më e vështirë është të qëndrosh larg teje, i thotë ajo bashkëshortit që e fotografon, është e vështirë sepse Petra nuk e kupton situatën. Është e vështirë t’i shpjegosh një fëmije 4-vjeçare që jemi të mbyllur brenda një spitali për shkak të koronavirusit. Nëse Petra më përqafon, jam e terrorizuar që pas 15 ditësh ajo mund të sëmuret ose nëse dëgjoj Lorenzon të kollitet, mendoj se është faji im. Kështu që duhet të përpiqem të racionalizoj situatën dhe të mendoj se po e bëj të gjithë këtë për një më mirë më të madhe”, thotë ajo.

Mjekja nga Italia deklaron sesa herë që hyn në Repartin e Spitalit, nuk mendon aspak për paratë, por për përgjegjësinë që ka dhe për të shpëtuar sa më shumë jetë.

“Unë dhe kolegët e mi jemi duke punuar me shumë përgjegjësi dhe me profesionalizëm. Unë nuk e bëj për para këtë punë, nuk besoj as kolegët e mi. Mbi të gjitha ne e ndjejmë detyrë”, tha mjekja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.