BOTA

Shtyhen deri më 3 maj masat kufizuese në Itali, Conte: Nuk mund të rrezikojmë të kemi më shumë viktima

20:35 - 10.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Italian Giuseppe Conte gjatë një konference për shtyp ka njoftuar shtyrjen e masave kufizuese të ndërmarra ndaj përhapjes së COVID-19 deri më datën 3 maj.




Conte shprehet se: Ne nuk mund të hedhim poshtë përpjekjet e bëra deri më tani. Do të rrezikonim të kishim rritje të numrit të viktimave.

Ndër të tjera, Conte njoftoi dhe lehtësimin e disa masave, si hapja e librarive dhe dyqaneve për fëmijë.

“Nga 14 prilli do të hapen libraritë dhe dyqanet për fëmijët. Puna për fazën e dytë, nuk mund të presim që virusi të zhdukë çdo gjë nga territori tonë. Po punojmë në një program për grupin e ekspertëve dhe masat në punë. Sociologë, prikologë do do dalogojë me komitetin shkencor teknik. Do të kenë mundësi për të rimenduar disa modele të jetës ekonomike-sociale, duhet të krijojmë modele të tjera”, u shpreh Conte.

Kujtojmë se Italia është një ndër vendet ku janë shënuar më shumë viktima nga COVID-19, por gjatë dy ditëve të fundit numri i personave që kanë humbur jetën nga virusi vdekjeprurës është në rënie.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.