BOTA

U shëruan plotësisht, 91 persona rezultojnë përsëri pozitiv me COVID-19 në Korenë e Jugut

18:21 - 10.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritetet shëndetësore të Koresë së Jugut thonë se 91 njerëz të menduar se janë shëruar nga koronavirusi, janë testuar përsëri dhe rezultuan pozitiv.




Ndërkohë, drejtori i KCDC, Jeong Eun-kyeong u shpreh në një konferencë shtypi se ishte e mundur që virusi të ishte “riaktivizuar” tek pacientët.

Ekspertë të tjerë shëndetësorë sugjeruan se pacientët mund edhe të jenë testuar gabim. Ndërkohë, rezultatet do të jenë me interes të madh, pasi ekspertët e shëndetësisë në të gjithë botën shpresojnë se personat e infektuar nga Covid-19 do të fitojnë imunitet ndaj sëmundjes, duke i lejuar ata ti kthehen normalitetit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.