AKTUALITET

Futboll me 10 persona tek pylli i Sodës/ Pezullohet nga detyra shefi i Qarkullimit në Vlorë

13:37 - 12.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

10 persona jane ndeshkuar nga policia, pasi thyen orarin e karantinimit duke luajtur futboll në një fushë futbolli në pyllin e Sodës në Vlorë.Burime zyrtare nga policia bene me dije se keta persona do te qendrojne te izoluar per 14 ditë, nderkohe qe do të mbahen nën mbikëqyrje nga ana e strukturave policore.




Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pezullohet nga detyra Shefi i Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, Komisar R. P., njëri nga pjesëmarrësit që luante futboll.

“Gjithashtu, nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit nisi hetimi disiplinor për shkelje të rëndë, si dhe u bë pezullimi nga detyra i punonjësit të Policisë G. F., për mospërmbushje apo dështim në përmbushjen e detyrave ose përgjegjësive të caktuara, pasi konstatoi personat dhe nuk mori masë administrative ndaj këtyre shtetasve.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe apelon edhe njëherë për qëndrim në banesë dhe respektim të masave kufizuese, duke bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19. Durim, bashkë do ia dalim!”, thuhet në njoftimin e polcisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.