AKTUALITET

Ish-prefekti i Shkodrës Çesk Millja flet pas shkarkimit: Në shkresë shkruhej vetëm ‘lirohesh nga detyra’ (Video)

12:59 - 14.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas shkarkimit nga detyra e Prefektit të Shkodrës, Çesk Millja në një dalje për herë të parë në media pohoi se tashmë nuk është koha për deklarata, por për punë. Teksa tregoi detaje nga shkarkimi i tij, Millja theksoi se shkresa me vendim në fjalë kishte në brendësi të saj faktin se ai lirohej nga detyra dhe asgjë më shumë.




“Nuk është kohe deklaratash por është kohë për punë. Falënderova stafin dhe dorëzova detyrën. Kemi punuar me shumë përkushtim gjatë këtyre ditëve por edhe më përpara kur kam mbajtur detyrën. Kemi menaxhuar situatën dhe kemi zbatuar të gjitha rregullat dhe aktet. Shkresa ka vetëm; ‘lirohesh nga detyra’ dhe asgjë më shumë. Nuk kam shumë komente për këtë. Falënderoj të gjithë për bashkëpunimin dhe ju uroj punë të mbarë.”, tha Millja për gazetarin e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Senad Nikqishi.

SHKARKIMI

Vetëm pak ditë pas një situate të nderë të krijuar mes maxhorancës qeverisëse dhe kryetares së Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, përfaqësuese e PD, qeveria vendosi lirimin nga detyra të Prefektit të Shkodrës Çesk Millja ditën e shtunë.

Zbulimi i disa rasteve me COVID-19 në Shkodër dhe zgjerimi i shpejtë i hartës, bëri që ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj të vizitonte qytetin pak ditë më parë, duke parë nga afër dhe një nga pikat kritike në këtë situatë epidemie, siç ishte tregu. Nuk munguan as deklaratat e forta nga të dyja palët, që më pas sollën dhe reagime. Dërkohë, të shtunën ninistri Lleshaj dha dhe arsyet e lirimit nga detyra të prefektit Millja. Ai deklaroi se vërejtjet nuk kanë qenë të adresuara vetëm tek Bashkia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.