Aktualitet

Jamarbër Malltezi flet për kohën në karantinë: Gjithçka me familjen, nga gatimi tek stërvitja fizike (Video)

20:36 - 14.04.20 Valentina Madani

Valentina Madani – Të shumtë janë ata që karantinën e kanë marrë me shumë sportivitet, duke shfrytëzuar kohën në familje. Ndër ta është edhe Jambarbër Malltezi, i cili duket se edhe në këto ditë izolimi e ka kohën e kordinuar. Malltezi shprehet se veç stërvitjes, që tanimë është zhvendosur në shtëpi, ai e kalon kohën mes gatimit dhe punëve me studentët. Kreu i departamentit për mjedisin dhe turizmin, shprehet në intervistën dhënë për “Gazeta Shqiptare”, se i mungojnë kafet me miqtë, por tanimë i takon ata virtualisht.



Z.Malltezi sa i vështirë është për ju izolimi në shtëpi për shkak të karantinës? Si është për ju një ditë në karantinë?

Nuk është periudhë e lehtë. Izolimi krijon atmosferë të pakëndshme. Përpiqemi të alternojmë aktivitetet dhe punët. Leksione dhe seminare online me studentët mëngjeseve dy ditë në javë. Çdo ditë ecim në verandë për gati 90 minuta nëse nuk kam ndonje detyrim për të blerë ushqime apo kryer ndonjë pagese. Më pas ndihmë në gatim apo pastrim të shtëpise. Pasdreke lexim, përgatitje leksionesh për kurset e ardhshme ose vlerësim të përgjigjeve të studenteve ndaj pyetjeve të seminarit, në mbrëmje bëjmë të gjithë së bashku pak stërvitje.

Çfarë ka ndryshuar ne jeten tuaj periudha e karantinës?

Liria e ecjes më këmbë i shkujdesur rrugëve besoj. Jeta nuk është më aq e vrullshme dhe me urgjenca sa ishte para 6 javësh. Kafet me miqtë janë ndërprerë si me magji, po ashtu më vjen keq për ndërprerjen e stërvitjes në palestër. Por ka pasur edhe anë pozitive. Ka qenë një periudhë që kemi ndenjur në familje më afër njëri-tjetrit, kemi pasur shumë kohë me fëmijët dhe njëri-tjetrin. Kemi kryer shumë gjëra që edhe të mbajnë në punë, por edhe të shtojnë humorin në këtë situatë, psh, kemi gatuar së bashku, kemi ecur në verandë së bashku, jemi stërvitur në shtëpi së bashku. Fëmijët janë angazhuar në punë, dhe ka gjëra që na kanë shijuar.

A po i zbatoni rregullat e qeverisë?

Kur thua rregullat e qeverisë, ato janë një kakofoni që nuk zgjidhin asnjë hall. Por karantinën e kemi ndjekur me rigorozitet.

Kush del dhe bën pazarin?

Zakonisht unë, por ndonjëherë edhe ime shoqe.

Me kë bisedoni më shumë gjatë këtyre ditëve?

Bisedojmë më shumë me familjarët e mi, por edhe komunikoj në telefon me miqtë dhe bashkëpunëtorët.

Çfarë keni lexuar gjatë këtyre ditëve?

Aktualisht kam filluar “Naltesimi i Iskanderit” i Benjamin Disraeli i përkthyer në shqip nga Mal Berisha. Para pak javësh lexova botimin me kujtimet e Hermann Neubacher ish i derguari i Rajhut III për Ballkanin. Shumë interesante është se Mehdi Frasheri paska qenë diplomati kyc që i ka propozuar (dhe pranuar nga Gjermanët) statusi i nethtealitetit relativ të Shqipërisë dhe ky ishte kyç që gjermanët nuk kishin të drejtë të ndërhynin në punët e brendshme të Shqipërisë dhe kjo marrëveshje ishte shumë e rëndësishme për çështjen e çifutëve në Shqipëri. I konsideronin problem i brendshëm shqiptar.

Po stërvitja fizike si ka ndryshuar gjatë kësaj periudhe karantine?

Nga 90 minuta në palestër tani ka ndryshuar në 90 minuta ecje në verandë dhe 30 minuta në mbrëmje ushtrime fizike.

 

 

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.