Kryesore

“Deri tani 40 mijë punonjës të larguar”, Ago: I papunë sot është ai që ka ulur qepenin. Bregasi: Janë të ç’regjistruar nga biznesi i madh

08:33 - 16.04.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi dje se deri tani janë 40 mijë punonjës të larguar si shkak i COVID-19 dhe për këtë ka pasur një debat në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24.




Biznesmeni Petrit Ago nuk e ka pranuar këtë shifër pasi ka thënë se nga e shumta 120 mijë biznese të regjistruara në Shqipëri janë 85- 95 mijë biznese të vogla, nga të cilat shumica janë të mbyllura dhe brenda licencës së tyre ka të paktën 2 persona.

Prandaj sipas Agos janë më shumë të papunë se 40 mijë. Nga ana tjetër kreu u Biznes Albania, biznesmeni Luan Bregasi ka sqaruar se këta 40 mijë janë të ç’regjistruar nga biznesi i madh teksa biznesi i vogël ka marrë pagën e luftës nga paketa e parë.

PETRIT AGO: Nuk e kam dëgjuar ministren por kur ka thënë nga 10 marsi deri sot janë 40 mijë të papunë. Unë kam pak njohuri në sistemin tatimor. Janë të licensuara 110- 120 mijë biznese. 85-95 mijë biznes i vogël.

I gjithë biznesi i vogël është i mbyllur përjashto farmaci, gomistët që zënë një vend të parëndësishëm në punësim. S’ka biznes të vogël që nuk ka 2 persona në një licencë. Më mirë këtë e dinë edhe tatimet. I papunë sot është ai që ka ulur qepenin. Sigurimet shoqërore, sa është numri i personave të siguruar.

LUAN BREGASI: Janë punonjës të ndërmarrjeve të mëdha të regjistruara nga sigurimet shoqërore

PETRIT AGO: Biznesi i vogël që ka një muaj që nuk punon e quan në punë? Në punë është ai që shkon në punë.

LUAN BREGASI: E ndoqa ministren. Është fjala për ç’regjistrimet nga bizneset e mëdha.

PETRIT AGO: Akoma më keq. Ata sigurisht të papunë janë. Edhe pagesa e luftës ka problemet e veta.

LUAN BREGASI: 40 mijë të papunë është fjala prej bizneseve të mëdha që janë kryesisht tek turizmi, prodhimi por edhe shkutime tek fasoneritë. Por ata morrën pagën e luftës.

PETRIT AGO: Këtu bëhet fjalë për t’i ardhur në ndihmë shtresave në nevojë dhe kjo kërkon transparencë nga qeveria. Këto grupime që kanë nevojë të ndihmohen. Në këtë situatë është një fashë që kanë qenë dhe janë të papunë. Për hir të së vërtetës edhe ata që kanë qenë të papunë janë munduar të punojnë në të zezë që nuk lidhen me regjistrimet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.