AKTUALITET

Ministrja Manastirliu: 24 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

10:47 - 16.04.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka qenë ministrja Manastirliu e cila ka bërë me dije shifrat e reja nga të prekurit me COVID-19/ Nga seanca plenare, Manastirliu bëri me dije se jnë 24 orët e fundit janë 24 raste të reja dhe numri total I të prekurve ka shkuar në 518.




“Në dy spitalet Covid në vend vetëm 14% e kapacitetit janë të zënë, kemi aktualisht  12 pacientë në terapi intensive dhe  4 në intubim. Nuk kemi asnjë mungesë në mjekim dhe logjistikë, ndërkohë që vazhdojmë punën me intensitet në terren”- tha ajo.

Manastirliu theksoi se “Lajm inkurajues është se numri I të shëruarve prej 5 ditësh e kalon atë të të infektuarit aktiv, shenjë e mirë, por jo koha për bilanc se jemi në kushte të vështira dhe lufta nuk ka mbaruar. Në 40 ditë kemi sheshuar kurbën, kemi gjurmuar rastet dhe kemi trajtuar cdo rast, puna në terren nuk po ndalet”- tha ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.