Kryesore

Situata është delikate”, Vasjari për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare: Presidenti kishte të drejtë, koronavirusi krijoi unitet politik

07:44 - 17.04.20 Gazeta Shqiptare

Analisti Arjan Vasjari i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare deklaroi se iu duk se presidenti këtë herë kishte të drejtë.



Vasjari theksoi se beson se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të gjitha palët ishin të sinqerta dhe se duan realisht ta sfidojnë koronavirusin.

Vasjari: Situata është delikate, jo vetëm për ekzistencën tonë, por ky është një moment problematik edhe për fatet e demokracisë. Edhe në Shqipëri është një moment ku vigjilenca duhet të jetë maksimale. Mendoj se tani gazetarët, njerëzit e shoqërisë civile duhet të dalin në skenë.

Lubonja: Unë e kam ndjekur Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe të them të drejtën, ngrihet pyetja ore ky është Këshilli i Sigurisë së këtyre elitave politike apo e popullit. Unitet duhet, por edhe vigjilencë demokratike duhet. Vigjilencë pres edhe nga presidenti. Kjo klasë politike ka treguar se shpesh marrin më shumë nga paga që duhet të marrin në mënyrë normale.

Vasjari: Për Këshillin e Sigurisë Kombëtare, mendoj se edhe presidenti ka vepruar në një mënyrë të mirë. Këtu vihet në rrezik jeta e bashkëkombasve të presidentit e kryeministrit. Në këtë rast mendoj se presidenti ka pasur të drejtë. Maxhoranca nga ana tjetër ka reflektuar. Mendoj se këtu ka sinqeritet nga të gjitha palët, së paku në këtë rast.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.