Kryesore

“Ziliqarët janë xhelozë për Ramën, ai është shembull botëror”, kronika e TV Kukësit si në vitin 1985 plas rrjetin

20:09 - 23.04.20 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një kronikë e televizionit të Kukësit për masat e marra nga qeveria për koronavirusin, ka shkaktuar reagime dhe gallatë në rrjetet sociale.




Janë pikërisht gjuha dhe “lavdet” që ky televizion i bën kryeministrit Rama dhe masave që ai ka marrë për koronavirusin, që sipas KukësTv, e kanë bërë atë një “lider ndërkombëtar” dhe për t’u marrë shembull nga gjithë bota.

Kronika e përgatitur nga ky televizion nuk respekton në asnjë moment parimin e objektivitetit të lajmit dhe etikën, duke kaluar përtej informimit, në propagandë të pastër për “punën e shkëlqyer të qeverisë”, sipas KukësTv.

Mesa duket, qytetarët dhe përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë hak të tallen me këtë kronikë dhe ta shpërndajnë me humor në rrjetet sociale.

Për më tepër ndiqni kronikën e plotë të KukësTv:


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.