Ekonomi

Koço Kokëdhima: Qeveria të paguajë sigurimet shoqërore të të papunëve

16:25 - 28.04.20 Gazeta Shqiptare

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, i bëri thirrje qeverisë që të paguajë sigurimet shoqërore të të papunëve të regjistruar gjatë pandemisë. Në një reagim pas deklarimeve të Drejtorisë së Tatimeve se deri tani janë larguar nga skema e sigurimeve shoqërore 61 mijë punonjës, Kokëdhima kërkoi që qeveria të mbulojë të gjitha kontributet e sigurimeve shoqërore, siç vepruan shumë të tjera. “Ajo nuk mund t’ua lërë në derë bizneseve pa aftësi paguese dhe pa të ardhura, pagesën e sigurimeve shoqërore, siç tentoi të bëjë me garancinë sovrane për kreditë me terma tregtarë, por të paguajë, siç po bëjnë shumë qeveri të tjera”-deklaroi kreu i partisë ‘Zgjidhja’.



Deklarata

Drejtoria e Tatimeve deklaroi sot se situata e krijuar nga Covid-19 po jep pasoja të dukshme te punësimi dhe deri tani janë larguar nga skema e sigurimeve shoqërore 61 mijë punonjës. Sipas INSTAT-it, këta i janë shtuar numrit të të papunëve në vend, duke e rritur papunësinë me 37%, në krahasim me fundin e 2019-s.
Për qeverinë ata janë vetëm përfitues të ndihmës financiare prej 26 mijë lekësh për tre muaj, por nuk u mbulohen kontributet e sigurimeve shoqërore, ndryshe nga pakot e ndihmës që ofruan qeveritë e vendeve të tjera. Në një vend ballkanik më të vogël se Shqipëria, Slloveni, të vetëpunësuarit që u deklaruan të prekur nga kriza përveçse përfitojnë pagesa nga 350-700 euro për muajt mars, prill dhe maj, shteti do t’u mbulojë të gjitha kontributet e sigurimeve shoqërore.

‘Zgjidhja’ i bën thirrje qeverisë që të bëjë të njëjtën gjë edhe me 61 mijë punonjësit e dalë pa punë nga pandemia. Ajo nuk mund t’ua lërë në derë bizneseve pa aftësi paguese dhe pa të ardhura, pagesën e sigurimeve shoqërore, siç tentoi të bëjë me garancinë sovrane për kreditë me terma tregtarë, por të paguajë, siç po bëjnë shumë qeveri të tjera.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.