Kosova

Arrin në 855 numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

21:35 - 04.05.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Katër raste të reja me koronavirus janë regjistruar ditën e sotme në Kosovë, duke e çuar numrin e të prekurve në 855.




Lajmi është bërë i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Sipas të dhënave të ISHPK deri më tani në Kosovë, 403 janë shëruar edhe 25 kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.

Sot janë testuar gjithsej 254 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej tyre me COVID-19 kanë rezultuar katër raste. “Rastet pozitive janë raste kontakti nga komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Rekë) dhe me nga një rast vendbanimet Rahovec dhe Zhur-Prizren”, njofton IKSHPK.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.