Kryesore

Meta tjetër reagim për ‘Freedom House”: Duhet reflektim i thelluar. Arma kryesore…

13:04 - 06.05.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ilir Meta, Presidenti i Shqipërisë, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar sërish lidhur me konstatimet e raportit të Freedom House.




“Standardet e drejtësisë janë të lidhura ngushtësisht me standardet e demokracisë. Ndaj ky shqetësim i veçantë në raportin e “Freedom House” meriton reflektim të thelluar”, shkruan ndër të tjera, Meta.

Reagimi i Presidentit Meta

Standardet e drejtësisë janë të lidhura ngushtësisht me standardet e demokracisë. Ndaj ky shqetësim i veçantë në raportin e “Freedom House” meriton reflektim të thelluar.

DREJTËSIA NË SHËRBIM TË POLITIKËS

Ligji është një shpatë me dy tehe. Në autokraci, është arma kryesore politike e atyre që janë në pushtet, e përdorur për të heshtur kundërshtimin, për të penguar konkurrencën dhe nëse gjithçka tjetër dështon, për të dërguar kritikët në burg. Megjithatë, në vendet demokratike, ligji i udhëhequr nga gjyqtarë të pavarur shërben pikërisht për qëllimin e kundërt. Është mbrojtja e fundit kundër shtrirjes së ekzekutivit dhe garancia kryesore që ata që janë në pakicën politike mund të vazhdojnë të ushtrojnë të drejtat e tyre, të flasin për problemet e qeverisjes dhe në fund të fundit të fitojnë pushtetin përmes zgjedhjeve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.